Këngë për nënat

Kultura

Këngë për nënat

Nga: Albert Habazaj Më: 8 mars 2022 Në ora: 11:58
Albert Habazaj me Grupin 10 Shqiponjat e Tërbaçit natën e dytë të Festivalit të Dytë Folklorik Netët e Bejkës së Bardhë Pilur, 06.06.2021

Kur ka diell, ka pas’ hënë,

Kur ka babë, ka pasur nënë,

Ku ka tokë, fara ka zënë

Bë’ kokrra se ka pas’ rrënjë.

O ju, nëna që bëtë botën,

Për fëmijët lini kokën,

Bëni tok qiellin dhe tokën

Ndaj me ju yjet u mblodhën.

O ju nëna sedërtare

Për vete s’pyetët fare,

O ju shqiponja krenare

Me urata legjendare.

Sa shami të zeza vutë

Me hallet për gryke u zutë,

Sos na i prutë në futë

O lot i patharë në bukë!

Sakrifica juaj ngjitet,

Në trishtime nuk zvarritet,

Çel agim i bukur dite

Dhe merr buzëqeshje drite.

Për ju çelin trëndafilat

Për ju këndojnë bilbilat,

Me buzëqeshje, aq të mira

Perëndesha, ëmbëlsira.

Bekuar dita e nënës,

O nënë, o refren i këngës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat