N’popull kurrë s’vdes trimëria...

Kultura

N’popull kurrë s’vdes trimëria...

Nga: Sami Arifi Më: 11 mars 2022 Në ora: 09:57
Sami Arifi

U ringjall frumë e t’parëve,

t’prindërve tanë t’baballarëve!

Fëmijët e tyre për drejtësi,

hapën rrugën për liri!...

 

Nga rinia studentore,

zgjim n’popull ishte prore!

Për t’vuar barazi,

populli ynë që t’gëzoi liri!

 

U alarmuar bota mbarë,

për ca procese që kanë për t’ardhë!

 

Për t’i thyer dyert e territ,

për ti hapur dritën ylberit!

U skuq toka ndriçoi qielli,

zgjim kombëtar për rini!

 

Nismë e mirë për t’humbur tradhëtari,

për t’gëzuar liri shqiptari!...

Erdhi dita e çlirimtarit,

për t’i thënë jo okupatorit...

 

N’këtë tokë gjaku ku kishte ra,

lulëkuqet çelin hiç pa nda...

U vadit me gjak liria,

n’popull kurrë s’vdes trimëria...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat