Promovohet libri “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve”

Kultura

Promovohet libri “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve”

Më: 11 mars 2022 Në ora: 14:30
Promovimi i librit

Është promovuar sot libri “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve”, nga autorët Nazmi Xhomara dhe Nehat Mustafa. Libër ky që shërben si pjesë e kurrikulës së formimit të studentëve dhe si pjesë e bibliotekës së mësuesve dhe specialistëve të edukimit të të gjitha niveleve.

Dekani i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, Blerim Saqipi tha se ky libër i promovuar sot përfshin të gjitha dimensionet

Saqipi:Libri është mjaftë përmbajtësor

“Libri është mjaftë përmbajtësor dhe i përfshin të gjitha dimensionet, është një libër që është lehtë të përcillet dhe vlera e tij qëndron në faktin që në mënyrë shumë përmbajtësore i trajton aspektet teorike dhe ndërlidhet me dimensionet praktike të asaj sesi duhet t’i qasemi aspektit të vlerësimit”, shprehet ai.

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçajtha se ky libër është i veçantë dhe se vlerësimi i nxënësve është sfida më e madhe.

Çoçaj: Vlerësimi i nxënësve raportohet si një nga sfidat kryesore

“Është një libër me rëndësi të veçantë për mësimdhënësit, studentët, hulumtuesit, studiuesit shkencore në veçanti për punonjësit arsimorë... Do të jetë një vlerësim i literaturës së munguar në masë të madhe në gjuhën shqipe për studentët, profesorët universitarë, në programet e përgatitjes së mësimdhënësve të ardhshëm si dhe për të tjerët që merren me studimet teorike dhe praktike më fushën e vlerësimit të arritjeve akademike të nxënësve. Duke ju referuar hulumtimeve të kohës së fundit vlerësimi i nxënësve raportohet si një nga sfidat kryesore”, tha ai.

Autorët e librit “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve”, Xhomara dhe Mustafa tregojnë për rëndësinë e librit dhe si autorë pranojnë çdo kritikë që iu adresohet lidhur me librin.

Xhomara:Libri përmban një numër referencash

“Libri përmban një numër referencash, citimesh të konsiderueshme të autorëve më të njohur të fushës së vlerësimit të arritjeve akademike në botën e sotme përmbledh problematikat e kërkimeve shkencore mbi fushën e vlerësimit të gjithë që ne jemi këtu, besoj jemi dakord që vlerësimi i arritjeve akademike tani është një fushë më vete kërkimore është një disiplinë akademike në vete...Ne mirëpresim si autorë çdo vërejtje, sugjerim, propozim, çdo krtikë”, theksoi Xhomara.

Autori Nehat Mustafa tregon për dilemat që kanë pasur se ku të promovohet libri dhe se kush e beri zgjedhjen që ky libër të promovohet në Prishtinë.

Mustafa:Përzgjedhja e kësaj kohe e bëri më të veçantë këtë libër

“Në fillim kur kemi menduar për promovimin kemi pasur dy dilema të cilat i kam shfaqur unë para se ta bëjmë promovimin për shkak që ishte muaji mars në Lezhë për nder të 2 marsit të Lezhës, apo në Korçë për shkak të ditës së mësuesit, mirëpo Nazmiu doli me një zgjidhje tha do ta bëjmë në Prishtinë sepse muaji mars nuk është vetëm i Lezhës dhe Korçës, por është edhe i Jasharëve prandaj edhe përzgjedhja e kësaj kohe e bëri më të veçantë këtë libër”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat