Skrapari

Kultura

Skrapari

Nga: Bashkim Saliasi Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:40
Bashkim Saliasi

SKRAPARI

Me male, pyje, rrugica me baltë e gurë,

Ka lindur njerëz fisnikë e zemërbardhë.

Ndër shekuj e vite ka luftuar për Liri e Flamur,

Asnjë pushtues dot nuk e ka gjunjëzuar .

* *. *

Naim Frashëri, Arkitekt Kasemi e të tjerë,

Ishin Skraparlinj, me origjinë Tomorricarë.

Abaz Aliu u kthye në Vendlindje menjëherë,

Shenjteroi Malin Tomor, ku falen besimtarët.

FISNIKERI

Në Skrapar pihet raki e zier dy herë

Dhe vallja hidhet me fustanellë.

Miku, shoku pritet me bujari e respekt,

-Mirëseerdhe! - i thotë, e pret çdo derë.

DOBRUSHA

U linda e u rrita në këto male e shkrepa,

Ku Atdhedashuria e bujaria rrezatojnë dritë.

Me njeri-tjeterin përshëndetemi: -Tungjatjeta!

Këto tradita nder vite përcillen te femijtë.

Dobrusha është Faltorja ime e shenjtë,

Asaj i falem me dashuri, respekt e mall.

Si Vendlindja s’ka askund në këtë botë e jetë,

Një grusht dhe prej saj duam të gjithë mbi varr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat