Tërbimi i ujkut

Kultura

Tërbimi i ujkut

Nga: Biser Mehmeti Më: 12 mars 2022 Në ora: 13:44
Biser Mehmeti

Derisa ecja ecja kuturu nëpër një rrugë të panjohur më robëroi një mërzi e paqartë. Dridhesha i tëri sa herë e përfytyroja çastin kur më dëbuan nga shtëpia si të isha një qen i zgjebosur. Tash kisha mbetur në udhëkryqin e jetës pa ditur nga të shkoja.... Kur errësira zuri të më ngjitej nëpër fytyrë si rrëshirë, merzia e qartur zuri të shkallëzohej në një urrejtje të mundimshme. Si një qenie e gjallë zuri të më shtërngonte me vargoj të rëndë. Nga një skaj i shpirtit po rizgjohej nga letargjia një urrjejtje e vjetër, e cila po m’i verbonte sytë e ballit e sytë e mendjes... Urreja e nuk e dija kë e urreja!... Ndoshta e urreja familjen që nuk donte të më shihte me sy, më fyente pa mëshirë, më përbuzte... Jo, jo, i thashë vetes, edhe pse dua ata s’mund t’i urrej!... Po e urrej dashurinë e vetme që pata në jetë, e cila më tradhtoi me një tjetër... As atë s’e urrej! E urrej Stasin, mikun tim të vetëm që më kishte mbetur në jetë. Ai më bëri ta urrej gjithë botën!... Para pak çastesh me të u grindëm për gjëra banale si dy ujq të tërbuar. Në një çast sa nuk ia nxorëm sytë njëri-tjetrit. Urrejtja që na pushtoi na i verboi sytë... Dolëm një mbrëmje me shpresë të kalonim çaste të këndshme. Kur u ulëm në një pijetore, filluam të bisedonim për gjëra të parëndësishme. Pimë raki derisa u duhëm. Nuk e di nëse unë apo ai i pari ia fillloi grindjes. Ndoshta unë i pari atë e quajta idiot, të poshtër, injorant, mashtrus, servil... Ai u prish në çehre. U ndje i fyer në sedër. U ngrit në këmbë e duke i nxjerrë me vështirësi të madhe do fjalë që u vinte era raki më tha: ti je gomar!... ty të vjen era mut!... ti je fëlliqësirë!... Mirë ta ka bërë e dashura jote që të ka braktisur... Ti je egërsirë!... Nuk desha ta fyej më tepër, po fjalët më dolën nga goja pa dëshirën time. Me një zë që më dridhej dhe të cilin mezi e formoja nga urrejtja i thashë: nëna jote është lavire!... motra jote është kurvë e fëlliqur!... Familja jote është e degjeneruar!... Miku im i vjetër zuri të xhindoset sa nxirrte shkumë nga goja... Derisa vazhdonte të rufiste rakinë me shishe, më tha: sa shumë të kam çmuar!... po ti nuk qenke njeri!... ti qenke kafshë e egër!... Ti je ujk i uritur për gjak!... Nuk dua sytë të t’i shoh më!... Tash po e kuptoj pse nga ti neveritën të gjithë, madje edhe familja jote!... Unë fillova ta fyej me fjalë banale dhe derisa e bëja një gjë të këtillë përjetoja kënaqësi të madhe... Në një çast m’u bë sikur unë nuk isha njeri, po një kafshë e terbuar... Kur zemërimi ma kishte verbuar mendja, i jam afruar Stasit e jam orvatur ta kafshoj në fytyrë. Nga frika ai i zgudulloi sytë nga të cilët i rridhte një urrejtje e tmerrshme... Largohu nga unë ti kafshë e mallkuar, më tha me zë të mllefosur... Ndoshta në një çaste edhe kam arritur ta kafshoj me dhëmbë në faqen e majtë. Nga dhimbja nxori një klithmë të tmerrshme... Në një çast nuk e di si rrëshqiti nga duart e mia dhe doli jashtë lokalit, i cili i shëmbëllente një arenës së gladiatorëve... Kur mbeta vetëm çdo gjë më dukej me trajtë të çuditshme. Vetja më shëmbëllente në një kafshë të uritur për gjak njeriu. Derisa e vështroja hapësirën adimensionale, e cila më shumë më dukej e errësuar sesa e ndriçuar, i thashë vetes: si më shpëtoi ai i mallkuar pa e vrarë me duart e mia!... Ai nuk është më miku im!... Ai është njeriu më i poshtër që kam takuar në jetë!... Herën tjetër do ta vras!... Pas pak i pashë disa njerëz si më nxorën jashtë lokalit zvarrë. Njëri prej tyre tha me zë të mekur: ky i shëmbëllen një kafshe të terbuar!... Tërë kohën lëshon ulërima të thekshme si të ujkut të uritur!... Kur dola jashtë në trup kisha plagë të rënda, të cilat më shkaktonin dhimbje të madhe. Ndoshta qaja me zë të lartë pse të gjithë në këtë botë më kishin braktisur. Ndoshta qaja pse më s’e ndjeja veten njeri, po kafshë... Me sy të vagëlluar në një skaj të hapësirës e pashë një mëngjes me trajtë të deformuar, i cili zgërdhihej me mua... Edhe mënegjesi po më urren, më tha një zë që nuk e dija nga jehonte. Ndoshta edhe ai më thoshte: dikur ishe njeri, po tash je kafshë!... Dikur flisje, kurse tash ulërinë!... Ik nga njerëzit!... shko jeto me kafshët!... Njerëzit të urrejnë!... Ndoshta kafshët të duan!... Derisa e vështroja atë mëngjes të deformuar në shpirt më kishte hyrë një zymtësi e mundimshme, e cila lëshonte rrënjë të thella... Këtë inerci në shpirt e polli urrejtja që ndjej ndaj gjithë botës, më tha një zë i brendshëm... Edhe nëna jote që të ka lindur të urren me gjithë shpirt!... Edhe babai yt e mallkon veten që s’të vrau ditën që të lindi!... Në atë çast nga pikëllimi kam klithur me zë të lartë: edhe unë i urrej të gjithë njerëzit e kësaj bote!... I urrej të vdekurit e të gjallët!... I urrej edhe ata që nuk janë lindur ende!... Vazhdova të eci kuturu si somnambul pa e ditur nga isha nisur të shkoja. Dëshiroja të largohesha nga njerëzit që më urrenin...

Pas një kohe jam ngritur nga një gjumë i mbushur me ankthe nga të cilat dyshoja se do të çmendesha. Me sytë që nuk më bënin dritë mirë, zura ta vështroj hapësirën në të cilën s’dija çfarë kishte... Në këtë shpellë e kam më mirë se në dhomën time, i thashë vetes edhe pse nuk dëshiroja t’i thosha. Këtu erdha me dëshirë që të gjej qetësi që nuk munda ta gjej në mesin e njerëzve... Erdha, sepse të gjithë më urrenin, më përbuznin, më fyenin me fjalë banale... Një natë pasi më tradhtoi e dashura u grinda me të gjithë anëtarët e familjes, edhe pse e dija se askush nuk më kishte faj. Po atë mbrëmje ose një mbrëmje tjetër që u grinda me Stasin këmbët pa dëshirën time më shpunë këtu, larg njerëzve, larg zhurmës... Disa çaste qëndrova i shtangur edhe pse dëshiroja të ngrihesha nga vendi e të dilja jashtë që të shikoja ç’stinë ndodhej... Një mendje e marrë më tha: në këtë vend ku mbizotëron një heshtje e amshueshme je duke jetuar një kohë të gjatë... Këtu ke gjetur lumturinë që nuk arrije ta gjeje në mesin e njerëzve... Nuk e di pse më pëlqente të qëndroja i shtrirë në atë shpellë të vogël dhe të shoqërohesha me vetminë e vjetër që ma mbështillte shpirtin me gëzim të madh... Në një çast që erdhi më vonë m’u bë sikur i shihja do qenie që herë gjendeshin afër, herë larg meje. Nuk isha në gjendje t’i thosha vetes nëse ato qenie që e ndërronin shumë shpejt trajtën dhe formën ishin njerëz apo kafshë. Disa herë dukeshin njerëz me pamje kafshësh, disa herë kafshë me pamje njerëzish... O Zot, i thashë vetes, ka një kohë të gjatë që njerëzit nuk po dallohën nga kafshët, po as kafshët nga njerëzit!... Në këtë botë çdo gjë është ngatërruar!... Një mendje e marrë më tha: unë nuk jam në gjendje as veten ta dalloj nëse jam kafshë apo njeri!... Nuk jam në gjendje të di a është më mirë të jem njeri apo kafshë!... Derisa nëpër mendje më sorollateshin do kujtime të përgjysmuara më kaploi dëshira të dilja nga shpella e të shkoja në shtëpi e nga ajo të mos largohesha kurrë më. Mirëpo, një mendje më tha: sapo njerëzit të kuptojnë se je kthyer në shtëpi nuk do të të lënë të qetë, do të vijnë në oborr dhe do të të fyejnë me fjalë banale...

Nuk mund të jetosh në mesin e njerëzve që të urrejnë... Në një çast që erdhi më vonë sytë e vagëlluar më zunë një të qarë në një skaj të shpellës. Përmes asaj arrita ta vështroj një pjesë të qiellit, i cili ishte mbushur me re të zeza. Prej se u mbylla në këtë shpellë gjithnjë e shihja qiellin e mbushur me re të zeza... Disa çaste si somnambul jam sorollatur nëpër hapësirën e shpellës. Dikur më kaploi bindja sikur prej lindjes jetoja në këtë vend të braktisur nga njerëzit. Ndoshta prindërit ditën që më lindën pa dëshirën e tyre më sollën në këtë vend që të përjetoja një vdekje të ngadalshëm e pastaj kurrë më nuk i pashë. Ndoshta prej asaj kohe fillova të shoqërohem me kafshë, të cilat i dua më shumë se njerëzit... Si i çmendur fillova të klithi e të çirrem me sa zë që kisha e nuk e di pse e bëja një gjë të këtillë. Një mendje e marrë më tha sikur ato ulërima që i dëgjoja nuk buronin nga goja ime, po nga goja e një ujku të tërbuar. Më kaploi dyshimi sikur gjendesha në mesin e ujqve, të cilët terboheshin kur i kaplonte uria... Një mendje e marrë më tha: jeta që e bën këtu është më e rëndë se jeta që e bëjnë kafshët!... Nuk e di nëse në atë çast më shumë dëshiroja të jetoja apo të vdisja... U shtrina edhe pse nuk dëshiroja të shtrihesha. M’u bë sikur afër meje u gjendën do njerëz me trajta kafshësh ose do kafshë me trajta njerëzish. Ata më vështronin me sy të zgdulluar e nuk e di pse e bënin një gjë të këtillë. Disa filluan të më fyejnë me fjalë banale. Në mesin e tyre e dallova zërin e vrazhdtë të Stasit... Ti gjithnjë je sjellë si kafshë, më thoshte i mllefosur... Ti gjithnjë ke bërë jetë kafshësh... Këtu ke gjetur kënaqësinë që gjithnjë të ka munguar! Ti nuk e ke vendin në mesin e njerëzve!... Pastaj më goditi disa herë me grushta në kokë. Nga godija e tij u zgjova nga ai ankth i vjetër. Fillova të vështroj nëpër të gjithë anët e shpellës. Diçka më thoshte sikur ata njerëz që gjithnjë më kanë urryer edhe më tutje qëndronin afër meje, sikur më fyenin me fjalë banale, sikur talleshin me mua pa mëshire... Një herë desha t’u them: unë i dua edhe ata që nuk më duan, po nuk i urrej ata që më urrejnë!... Më leni të qetë të jetoj një këtë vend bashkë me kafshët!... U shtrina përsëri me qëllim që të flija. Derisa e sfilsja shpirtin pa mëshirë i thashë vetes: edhe ky gjumë i mallkuar dëshiron të më braktis!... Me përtesë të madhe jam ngritur nga shtrati prej guri. M’u bë sikur u ngrita nga varri ku kisha qëndruar për një kohë të gjatë. Një mendje e marrë më tha: ka shtatë ditë e shtatë net që je duke fjetur. Gjatë kësaj kohe gjithnjë sheh ëndërr sikur nuk je njeri, po ujk... Nuk e dija kur isha i zgjuar e kur i fjetur... Derisa qëndroja i shtangur sikur një kufomë e harruar nga të gjithë nuk isha në gjendje t’i thosha vetes nëse gjërat që i shihja ndodhnin në ëndërr apo në zhgjëndërr. Një zë i brendshëm gjithnjë e më shpesh më thoshte: duke u shoqëruar gjithnjë e më shumë me kafshë më nuk e ndjen veten njeri, po kafshë... Ke një kohë të gjatë që mendon si ujk, ëndërron si ujk, jeton si ujk!... Më nuk je në gjendje të flasësh, je në gjendje vetëm të ulërish... Nga ato mendime kam filluar të dridhem i tëri... Duhet ta pranoj faktin që më nuk ndjehem njeri, po ujk, i thashë vetes... Me përtesë të madhe dola nga shpella. Me sytë e vagëlluar zura ta vështroj fushën e mbushur me ferra e driza. Përtej saj shihja do kodra të zhveshura e do shkëmbinj të thepisur të mbuluar me borë...

Derisa vështroja një mendje e marrë më tha: në këtë vend jeton i kredhur në vorbullën e një vetmie të qartur. Të gjithë të kanë braktisur... As njerëzit, as kafshët më nuk të duan... Derisa qëndroja i shtangur duke vështruar atë peizazh me ngjyra të ngrira nuk e di nëse ndihesha i lumtur apo i pikëlluar. Një mendje më tha: gjithnjë jam ndjerë i lumtur që jetoj një mesin e kafshëve, të cilët nuk dinë të më urrejnë... Njerzit janë të poshtër!... Ata janë hiporitë, servilë, mashtrues, gënjeshtarë... Kafshët nuk janë të tilla!... Ndoshta në atë çast ndjeva gëzim të madh që nuk jetoja në mesin e njerëzve, po në mesin e kafshëve. Ndoshta edhe u gëzova kur mendova se as unë më nuk jam njeri, po kafshë... Disa çaste më duket sikur nga gëzimi kam lëshuar do ulërima të thekshme... Pastaj fillova të sorollatem kuturu nëpër atë fushë të braktisur. Vonë m’u kujtua se ndjeja uri të madhe, se kërkoja diçka për të ngrënë... As vetë nuk e di sa shumë jam larguar nga shpella kur i pashë do njerëz si ecnin nëpër rrugë. Sapo më panë filluar të ikin prej meje të tmerruar... O Zot, i thashë vetes i ngazëllyer, sa mirë është të jesh kafshë! Njerëzit ta kanë frikën!... U ndjeva i sigurt. Më s’kisha frikë nga njerëzit. Ata kishin frikë prej meje...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat