Përjetësi Lasgushiane

Kultura

Përjetësi Lasgushiane

Nga: Agim Desku Më: 13 mars 2022 Në ora: 12:27
Lasgush Poradeci

Nëse të kam thënë në dritën e diellit 
Të Dua
Këtu ka diçka të përjetëshme 
Fjala ime e dalur nga shpirti  titanik

Kur pash bukurinë e fytyrës tënde
Më kujtohet se të thash 
Për mua ia kalon edhe Mona Lizës

Ndoshta nuk ke harrue 
Kur për një çast u betova 
Dhe ia plotësova dëshirën zemrës 
Pata ba edhe be 
Pasha sytë e tu të shqiponjes

Diçka më shumë se lasgushiane 
e gjeta në fjalën tënde
Shejtërinë e hyjnive që më kishin mësue  
të besoja 

Kur të them përjetësisht 
Se sa shumë të dua

Sikur dje edhe sot 
më shumë se kurrëdoherë
Krijova një lum fjalësh 

Për besën e dhënë 
Kohës sime të pakohë
Vendit të pavend 

E lumit të shndërruar në det
Fjala ime kishte vite
 Kur bashkë me valët rrinte e qetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat