O patronazhist!

Kultura

O patronazhist!

Nga: Fatmir Lohja Më: 16 mars 2022 Në ora: 07:16
Fatmir Lohja

O patranozhist ! Cili është shqetësimi juaj këto ditë?

Kemi premtuar se në muajin mars do të shetisin në atmosferë dy satelitë Shqiptar.

Pse ky shqetësim?

Do ta lidhim direkt me akademinë baritore.

Dihet se kryetare akdemije do të jetë ministresha e bujqësisë, që e ideoi këtë shpikje alla shqiptare.Po akademikët, që do të zënë morra, duke u dhënë mësime barive , a i keni caktuar? A man më qafsh!

Ti qafsh kokën tënde! Ne nuk jemi si PD-ja ,që nuk e dëgjojnë kryetarin e tyre. Te ne dihet. Foli Skenderbeu, u bë në çast!

Këto kohë më shumë keni rekrutuar nga të gjyshit, apo të Bravës?

Ky është sekret partijak. Edhe po të ma kriposin mishin, nuk e nxjerr.

Je modest. Ata ankohen si ti po bën hatanë të pala kundërshtare.

Ata vinë vetë për të spionuar shokët e tyre. Keq e kemi me shoqerinë civile, që nuk pranojnë asnjë lloj bashkëpunim me ne. Masivisht i kemi pushuar nga puna, por kokëderrat nuk zënë mend.

E kam edhe unë një merak. Për covid-19 a e dhatë ndonjë hero për kombin?

Shkoni o të marrë! Sa kemi fituar me pandeminë, aq të mira qofshin!?

Besoj më shumë me termetin?!

Mbylle gojën, se na more në qafe!

Pse?

Na kënë dhënë urdhër, për të mos e folur asnjë fjalë , për paratë që ka dhuruar bota!Shumë janë brënda, e shumë kanë mbetur jashtë mëmëdheut.

Po me PPP-te a jeni të kënaqur?

Shumë. Me paratë e tyre na paguajnë honoraret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat