“Dialog” mes bojës e drurit, Gentian Zeka ekspozitë në galerinë “Lasgush Poradeci”

Kultura

“Dialog” mes bojës e drurit, Gentian Zeka ekspozitë në galerinë “Lasgush Poradeci”

Më: 20 mars 2022 Në ora: 20:33
Gentian Zeka

Një ftesë për dialog dhe udhëtim në kultura të largëta përcjell ekspozita e artistit Gentian Zeka në galerinë Lasgush Poradeci në Pogradec.

Veprat në grafikë dialogojnë me skulpturat në dru në ekspozitën e  artistit pogradecar Gentian Zeka në galerinë “Lasgush Poradeci”.

“Ekspozita është quajtur dialog për shkak të marrëdhënie që ka skulptura me pikturë. Janë format më të hershme të artit.”

Punimet e çojnë vizitorin drejt kulturave të lindjes ndërsa boja mbi telajo apo gdhendjet në dru, për kuratorin Neli Naço të lidhin me natyrën.

“Kjo ekspozitë na afron shumë me tingullin dhe natyrën. Duket sikur pikturat dhe skulpturat janë të marra vetë nga natyra.”

Ekspozita  do të qëndrojë e hapur për 14 ditë si një ftesë për dialog të kohës dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat