Ukrainë

Kultura

Ukrainë

Nga: Emine S. Hoti Më: 21 mars 2022 Në ora: 23:15
Emine S. Hoti

Ndjek me shqetësim se ç`ndodh në botë,

Mendimet ndalen te betejat në Ukraninë,

Populli lufton ndeshet me lukuni bajlozësh,

Me sakrifica dhe dëshmorë po mbron lirinë.

Ne qindra miliona njerëz shprehim dhembje,

Ajo që ndodh na shton urrejtjen për barbarinë,

Të gjithë duam të ndalet në çast lufta mizore,

Të ndalet dhuna dhe vrasjet mbi popullsinë.

Të jetojmë jetën, o njerëz në këtë botë,

Të punojmë për paqe, zhvillim e begati,

T`i zbojmë djajtë e bajlozët nga kjo tokë,

Ata sjellin vdekje,shkatërrim,zjarr dhe hi.

Le të mbledh mendjen cilido në botë,

Se lufta është vdekje, zi e dëshpërim,

Ajo është shuarja e jetës mbi këtë tokë,

Është fundi i njerëzimit, zjarr e përvëlim.

Në vend të përleshjeve me avionë e raketa,

Le të ofrojmë bukë e qumësht për fëmijë,

Në vend të shkatërrojmë banesa dhe qytete,

Të përhapim paqe, miqësi dhe dashuri...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat