Joe e Shirli DioGuardi marrin librin: "Mos Harro Kurrë - Never Forget” (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999)

Kultura

Joe e Shirli DioGuardi marrin librin: "Mos Harro Kurrë - Never Forget” (Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999)

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 5 prill 2022 Në ora: 17:28
Foto nga takimi

Bashkëautorët e librit të xhepit "Mos Harro Kurrë - Never Forget"( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999) me autorë: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj- më parë se të "niset" për në Biblotekën e Kongresit, mbrëmë, është prezantuar edhe para ish kongresistit republikan Joe DioGuardi, President i LQSHA, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike, Shirli Kloyes- DioGuardi, shkrimtare e publiciste.

Pjestar të Bordit Ekzekutiv të Lidhjes Qytetare Shqiptare Amerikane, Arjan Marku, Faik Lita, Ymer Lita, Hafiz Shala, Ekuran Shehu, Rufat Mehmeti, përfshirë veprimtarin e njohur Florin Krasniqin, iu bashkuan takimit me Profesor Nusret Pllana dhe MSC Agim Aliçkaj - dy bashkë autorët e librit "Mos Harro Kurrë - Never Forget"( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999).

Prof.Dr. Nusret Pllana i cili ka udhëtuar nga Prishtina, për të marrë pjesë në promovimin që libri "Mos Harro Kurrë - Never Forget"( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999), që do të promovohet sot në shtëpinë e Vatrës, nën moderimin e profesores nga Tirana, Leunora Laçi - shkrimtare , më parë se ky libër të dorzohet edhe në Biblotekën e Kosngresit, në Uashington këtë mesjavë, në statusin e tij shkruajti se : "Takim me karakter pune, me Kongresistin shqiptaro - amerikan, z. Joseph J. DioGuardi, znj. Shirley Cloyes DioGuardi, dhe Kryesinë e Ligës Shqiptaro - Amerikane, me të dytë që kontributi i tyre për Pavarësinë e Kosovës, është i jashtëzakonshëm".

Madje në statusin e tij profesor Pllana, ka tërhequr vëmendjen getij, edhe dy shteteve tona, institucioneve të Kosovës, dhe Shqipërisë, për atë që ai shprehet se "Dhe, për çudi, asnjë falënderim dhe mirënjohje për ta deri më sot, nga asnjë Qeveri shqiptare!!"

"Z.Josepf DioGuardi, një nga kobtribuesit më të mëdhenj të Intervenimit të NATO-s në Kosovë, e të mos shpallet ‘Nderi i Kombit’ qe 23 vjet, për fat të keq, ky fakt jep me tregue se, jemi shumë jofalënderues e qe besa edhe bukëpërmbystë a?!!" shkruan Pllana.

Ndërkohë, mikëpritësi i pritjes së mbrëmshme në Yonkers(NY) me Lidhjen Qytetare Shqiptaro Amerikane, organizuar nga Mr.sc. Agim Aliçkaj, ka shkruar se ky ka qenë me të vërtet një takim mbreslënës dhe i paharruar! për të gjithë pjesëmarrësit

Aliçkaj, thotë se Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë të jemi së bashku me Joe DioGuardin, Shirly Kloyes-DioGuardi, dhe të disa anëtarve të Bordit Ekzekutivë të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, të takohemi dhe bashkëbisedojmë me veprimtarin e palodhur të dokumentimit të masakrave dhe gjenocidit serb mbi Shqiptarët, Prof.Dr. Nusret Pllana.

"Puna e përbashkët për evidentimin dhe për dënimin, pra vënjen para drjetësisë ndërkombëtare, dhe dënimin e Serbisë, ashtu si Fashimzin dde Nazismin pas Luftës së Dytë Botërore, për krimet e kryera në Kosovë, asnjëherë, nuk ka për t'u ndalur" shkruan MRC Agim Aliçkaj,bashkëautorë i librit të xhepit "Mos Harro Kurrë - Never Forget"( Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 - 1999).

Image
Foto nga takimi
Image
Kopertina e librit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat