Fëmijët

Kultura

Fëmijët

Nga: Neki Lulaj Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:26
Neki Lulaj

Janë hoje mjalti për nektar shpirti

Janë filiza në lulishten e jetës.

Janë harku i diellit me ngjyra gëzimi.

Janë drita e dritës për sytë e qiellit

 

Janë gazi me i ëmbël prindëror

Janë engjëj dhe dhurata e perëndisë.

Janë drita e syve të nënës në horizont

Që gjumin e bukur ia fal fëmijërisë

 

Janë shpresa më e çmuar e atdheut të shenjtë

Janë dashuria e prindërve pa kufi.

Janë gëzimi, bardhësia e kopshtit me shpresë.

Janë rreze dielli mbi flokët e hënës në qetësi.

 

Janë djepi i ninullës më të ëmbëltuar.

Krenaria e prindërve në të gjatin rrugëtim

Janë më të bekuarit e prindërve të malluar

Nëpër shkallët e jetës në ndërtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat