Ty, o nënë

Kultura

Ty, o nënë

Nga: Zymer Mehani Më: 7 prill 2022 Në ora: 09:15
Zymer Mehani

Të kam DRITËRREZE
Dhe VARG të pathënë
Heshtje me buzëqeshje
Të kam Ty, o NËNË

Nga ninullat e tua
Dhe bregu galdon
Një PIKË LOTI yt
Sa një GALAKSION

Kur Ti më përqafoje 
Ndriçoje si hënë
Porsi diell më ngrohje
Moj e shtrenjta NËNË

Zëri yt, o NËNË
Si tingull lahute
Kur të pushoi zemra
Në shpirt më këpute

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat