Ulli me fustanellë

Kultura

Ulli me fustanellë

Nga: Atdhe Geci Më: 8 prill 2022 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Një ditë e përditshme  në shpirtin tim

është  poezia, ideja, proza  dhe  eseja

dhe një dashuri e zemrës që s´ndalon.

Ky këndim i  im  për  fatin  e atdheut

është peomë ulliri që vështron përtej,

vështron nga Çamëria, Morea, Atika

nga Krahina e Mollës së Kuqe e Lisi.

Ullirit në Prevezë  i  pëlqen të vishet,

me qeleshe e fustanellë dhe t´ia merr

valles pellazgo shqipe të kohërave të

të  hershme, valles  heroike  çame, si

në kohën e Pirros  dhe Kollokotronit.

Ajo që më bën të shkruaj  në një ditë

të  përditshme, është  Çamëria, fati  i

ullirit të  veshur  me  futanellë, palat

heroike të njëmijë  e njëqind luftave!

Shqiptar jepja tërë dashurinë atdheut,

se një dhe e pandarë është Shqipëria,

një dhe e pandarë është  sot  Kosova,

një dhe i pandarë  është Epiri i Ipeve.

një dhe Shqipëri  është  tërë  Atdheu.

Tek ky ulli  me këmishë e fustanellë,

jam një valltar me ullinjtë  e  kombit

dhe një çam  me pushkë e fustanellë!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat