Poezia më shumë është religjioze-teologjike sesa filozofike e psikologjike

Kultura

Poezia më shumë është religjioze-teologjike sesa filozofike e psikologjike

Nga: Sulejman Mehazi Më: 9 prill 2022 Në ora: 23:13
Sulejman Mehazi

1.1. Poezia strofullën e vendbanimit e ka në zemër, energjinë gjallëruese e merr nga shpirti. Shtëpia e poezisë është jashtëtokësore, arti poetik për botën e gjallë njerëzore është pa shtëpi, ajo banon nëpër endrrat dashurore imagjinare.

1.2. Poezia më shumë është religjioze (fetare) sesa  filozofike e psikologjike. Vetëm religjoni merret me botën shpirtërore, kurse poezia është prodhim shpirtëror.

1.3.Nëse dikush s'pajtohet e kundërshton se poezia është simotër e religjionit, argumentojmë më vonë!

1.4. Poezia është shkëlqim i brendshëm shpirtëror, që zbret e reflekton nga lartë për të ndritur botën e poshtme, të dukshme njerëzore.

1.5 Poezia se do gënjeshtën, falsitetin e ndjenjave, prezentimin e fjalëve të bukura s'duhet përgënjeshtruar, poezia është zemër e frymëzuar dhe e çiltër ndaj lexuesve.

1.6 Poezia s'është sheqer për t'u ëmbëlsuar,

por zeher për t'u frymëzuar;

s'është ëmbëlsirë për t'i futë duart,

por mburojë për shpirtrat e trazuar;

1.7. Poezia s'është poet për t'u emëruar,

por shpirt për t'u gjallëruar,

s'është stoli fizike ari,

por mrekulli, bukuri malli;

1.8.Poezia s'është shkencë letrare

por  puhizë zemre freskuese,

s'është dituri intelektuale,

por energji e mbrendshshme ndriçuese;

1.9.Poezia s'është pamje e bukur natyrore

por  shije e këndshme engjëllore;

s'është rrugëtim  i bukur prozaik,

por vallëzim i bukur shpirtëror.

2. Ja ç'thotë  gjeniu i poezisë Lasgush Poradeci për poezinë e Fishtës:

"Esenca e poezisë lirike është muzika shpirtërore, dhe muzikën shpirtërore e bën toni shpirtëror, dhe tonin shpirtëror e bën drithma shpirtërorr, lëkundja, tronditja shpirtërore - kurse tronditjen shpirtërore, domethënë,  me një fjalë neologjije, emocionin shpirtëror e bën as më shumë e as më pak përveç se frymëzimi i brendshëm poetik i cili duket ndjehet dhe kuptohet prej vetiu dhe drejt-për-drejt në tranfigurimin emocional të idesë ose ndjenjës ose pamjes aktuale të poetit..

A e ka Fishta pra këtë cilësi primordiale të poezisë, muzikën e shpirtit, transfigurimin poetik, metafizikën e harmonisë së krijimit poetik e cila quhet lirizëm"

3. Pra, poezia është: zbulim, hapje e fshehtësisë artistike që prezentohet me anë të frymëzimit, gjuhës poetike, muzikalitetit, tingujve, harmonisë, fenomeneve e deri te potencializimi i rimave, jo për formë, por për harmonizimin e botës së brendshme shpirtërore - poetike të vargut në varg, të strofës në strofë, të poezisë në poezi dhe të ciklit në cikël.

3.1. Të jesh poet!

Të jesh poet, nuk do të thotë vetëm të publikoni emrin e mbiemrin, të plasoni e zbuloni ndjenjë, emocion, mall e dashuri, 

por të bëhesh zjarrëfikës i shpirtrave të flaktë; 

-të shëroni brengat e lexuesve; 

-të forconi lumturinë ndaj pikëllimit;  -fshirjen e lotëve nga fytyra e  përvuajtur; 

-të gëzoni të varfërit; 

-të shoqërohesh me të vetmuarit e kësaj bote.

Aftësitë e poetëve janë të shumëllojshme, ata u ndihmojnë lexuasve brendësisht e jashtësisht, psikikisht, dashurisht, shpirtrisht!

Poezia ka të bëjë me vdekjen klinike të poetit

Për të shkruar poezi, duhet hedhur veten në erë për t'u përplasur nga lartë poshtë, me shkëbij, me valët oqeanike, me tërmetet tokësore, me vullkane më të zjarrta, me djegien e zemrës, me shuarjen e frymëmarjes, me humbjen e vetedijes, me vdekjen klinike të poetit.

4. ÇËSHTË ARTI POETIK DHE LETRAR?

4. 1. Arti poetik konsiderohet njësi e veçantë mistike-shpirtërore e organizuar me anëtarë (numrash) të ndryshme figurash stilistike fjalësh të banuara në shtëpinë mistike me emër ARTI I LETËRSISË. 

Në këtë shtëpi mistike të ARTIT TË LETËRSISË gjallëron arti poetik, ndërtuar e mbushur me arqitekturë mistike-shpirtërore figurash stilistike pesë katëshe(gradëshe).

Themeli i shtëpisë së artit letrar është i ndërtuar me shtylla të forta stilistike.

4.2. Kati i parë mistik është i rregulluar e i mbushur me orenditë e kuptimeve (ideve) mistike e veshjeve stilistike të krahasimeve, personifikimeve, antitezave, kontrasteve, hiperbolave, litotave, groteskave, simboleve etj.

4.3. Kati i dytë mistik është projektues, i shqiptimeve harmonike, tingëlluese e intonacioneve akustike të pyetjeve retorike, pasthirrmave, apostrofave, retiçencave etj.

4.4. Kati i tretë mistik është i realizimeve të fjalëve dhe shprehjeve të bukura artistike me anë të vallëzimeve mistike të metaforave, ironisë, sarkazmës, alegorisë etj.

4.5. Kati i katër mistik i shtëpisë së Artit të Letërsisë është ndërtimi i karaktereve të fjalëve në fjalorin poetik të sinonimeve, antonimeve, homonimeve, arkaizmave etj.

4.6. Kati i pestë mistik përkapë tërë dashurinë apo urrejtjen e fjalive të kësaj shtëpie mistike të Artit Letrar, thënë ndryshe, shpreh të folmen, komunikimin, bisedat figurative sintaksore artistike të inversionit, konversionit, gradacionit, elipsit, asidentit, polisidentit etj.

5. Aftësitë e poetëve janë të shumëllojshme, ata u ndihmojnë lexuasve brendësisht e jashtësisht, psikikisht, dashurisht, shpirtrisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat