Pse u trajtuam si shtet kur nuk ishim shtet!?

Kultura

Pse u trajtuam si shtet kur nuk ishim shtet!?

Nga: Arben Kurteshi Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:10
Arben Kurteshi

Në kohën kur s’kishim shtet trajtoheshim e respektoheshim si shtet.
Në kohën kur ishim „krahinë“ trajtoheshim si republikë.
Në kohën kur nuk kishim ushtri të shtetit të njohur, UÇK-ja trajtohej, respektohej, çmohej jo vetëm si ushtri shtetërore, por edhe si trupa tokësore të aleancës më të fortë në botë NATO-s.

Por, PSE u trajtuam si shtet kur nuk kishim shtet?

Thjesht, sepse ne vet, respektonim, trajtonim shtetin, ushtrinë, vendin e popullin si shtetëror; ashtu si prezantohej vendi, ashtu trajtohej nga rrethi!

Nëse prezantohemi si viktimë, do të trajtohemi si viktimë. Nëse prezantohemi vetëm si shtet i pavarur dhe republikë evropiane do të trajtohemi si republikë dhe pranohemi në familjen e madhe evropiane si e tillë!
Nëse prezantohemi si „tyxharë‘ të tokave tona, do të trajtohemi si „tyxharë“ të Ballkanit.
Nëse prezantohemi me fusnotë, do të trajtohemi si territor i njohur vetëm përmes një fus- note dhe jo si republikë.
Varet vetëm nga ne, se si ne e prezantojmë vendin, ashtu do të trajtohemi, as një milimetër më shumë e as më pak, as më trima e as më viktima, por vetëm ashtu si ne e trajtojmë dhe respektojmë veten tonë, vendin e popullin tonë.
A janë bërë punët e duhura në kohën e duhur tregojnë rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendemi sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat