Kohët të kujtojnë baba

Kultura

Kohët të kujtojnë baba

Nga: Hatmane Ibrahimi Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:55
Hatmane Ibrahimi

Sonte u ula të të kujtoj prap

T`i kujtoj kohët që kalova me ty

Ditë e natë kur ishim së bashku

Por prap nuk më mjaftuan

Të ishe këtu do isha shumë e lumtur

Sa herë zgjohem në mëngjes

Me shpresë që të të shohë

Shikoj e habitur se ti nuk je aty

Të kërkoj në dhomën tjetër

Por prap askund nuk të gjej

Derisa të kujtoj se ti nuk je më me ne

Me dhembje zgjohem e me dhembje fle

Si shkove kaq shpejt baba e të vetmuar na le.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat