Një agim me Hënën dhe planetët në vijë të drejtë

Kultura

Një agim me Hënën dhe planetët në vijë të drejtë

Nga: Jak Simoni Më: 26 prill 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

“Habitej duke vështruar se çfarë kishte në qiell e nuk shikonte se çfarë kishte përpara, saqë skllavja qeshte më të”, kështu shkruante Platoni për “filozofin e parë”,Taletin (Thales). Pa teleskop, porme vështirim të kujdesshëmdhe me intuitëzhvilluan dijet e atëhershme mbi kozmosinTaleti me pasardhësit e tij.Sot, pas njëzet e ca shekujsh na bën përshtypje vetëm ndriçimii qyteteve, zbukurimet e fishekzjarrët.

Bukuritë e natyrës dhe të qiellit nuk ngjallin më interes.Gjithçka e shikojmë nga monitori dhe ekrani, saqë duket se dritaretjanë bërë tëtepërta. Por, po tëvështrosh me kujdes dhe pa instrumenteme sy të lirë, natyra dhe qiellidhurojnëspektakëlmahnitës. Mahnitje që të kujton Kantin, për tëcilinën nuk ka forma konceptuale për ta shprehur.

Prej ditëshnë agimrreth orës pesë një spektakël i rrallë qiellor po shfaqet, kuplanetët e sistemit diellor:Jupiteri,Afërdita, (më të ndritshmit pas Hënës), gjithashtuMarsi dhe Saturni janëvendosur thuajse në një vijë të drejtë në horizont nga lindja në perëndim (pak a shume në të njëjtin drejtim ku lind Dielli).Qielli i mbuluar me re dhe lagështira e tepërt kanë penguar pamjen.

Vetëmmëngjesine sotëm ishte imundur të admirohej ky spektakëlpër ata/ato që janë zgjuar para orës pesë dhe kanë hedhur një vështrim të kujdesshëm nga lindja. Prej dy netësh këtyre planetëve u është bashkuar dhe Hëna, ecila e vetme ka fituar të drejtën që fazat e saj tëparaqitennë kalendar. Ky grupim i planetëve do vijojë të shikohet dhe për pak ditë dhe ka zënë vend në disa media të shkruara dhe audiovizive. Nuk kanë bukuri vetëmfishekzjarrët dhendriçimet e qyteteve, por dhe spektakle të tilla.Njëvështrim i tillë ndoshta mund të ndikonte në mendjen e njëfëmije, pse jo dhe një të rrituri,më shumë se njëorë fizike në shkollë. Mund të admirohet dhe nga ato që nuk merren fare me astronomi.

Çfarë nuk po fotografojmë me aparatet telefonike. Fare mirëmund të drejtohen dhe drejt qiellit. Ndonëse mund tëkisha shkarkuarshumë foto me instrumente te sofistikuara rreth vendosjes te planetëve në vijë të drejtë, preferova këtë foto të shkrepur sot nga dritarja e shtëpisë, ku, ndonëse vetëm si pika, shikohen të katër këto planetë bashkë me Hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat