Zbrazët vendi

Kultura

Zbrazët vendi

Nga: Jusuf Zenunaj Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:37
Jusuf Zenunaj

Populli im si dje si sot

tek hajdutët mban shpresë kot,

erdhi i riu zhvatës si i vjetri,

të kanë zhveshur si në plazh deti,

të kanë lënë pa këmishë e brekë,

vetë  në pallate sikur mbret,

kanë ngreh vila si n'Dubai,

ti s'ke lek për bukër, as vaj !

Pleqt të vetmuar me vajë n'buzë

s'ua hap derën askush,

djem e vajza i kanë lënë vetëm,

nëpër botë kudo u tretën.

Kanë lënë djerrë ara e vërri,

me dry mbyllen shumë shtëpi,

shumë shtëpi , me qindra e mija

ditë e natë ikën rinia,

kush për qiell, kush  tokë e det-

zbrazët vendi për çdo vjet..

J.Z. Dilbeek, më 30 prill

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat