Rëndësia e prezantimit në raport me ata që nuk na njohin

Kultura

Rëndësia e prezantimit në raport me ata që nuk na njohin

Nga: Lule Alidema Më: 30 prill 2022 Në ora: 22:46
Lule Alidema

Secilën ditë mund të na ndodhë të takohemi me njerëz të rinjë (që nuk i njohëm deri tani) dmth takime përfshirë ato fizike dhe virtuale.

Nuk di se sa nga ne e zbatojmë prezantimin kur takojmë dike për herën e parë?!

Disi, nuk e kuptoj se sa e drejtë është të komunikosh apo qëndrosh ta nxëmë brenda takimit fizik apo komunikimit virtual me tjetrin pa e ditur se kush janë apo jemi, dmth pa u prezantuar.

Po, e dalloj që prezantimi në shoqërinë tonë pak zbatohet, pak kush e bën ose edhe askush!

Njeriu është natyrë kurioze, dhe ashtu në vetveten e vet gjithësesi do ta analizoj për ta kuptuar kush qënka, çfarë profesioni paska, etj, atëherë përse nuk duhet prezantohemi direkt se kush jemi dhe sigurisht komunikimi do të jetë më i drejtpërdrejtë, më i përshtatshëm, pa lënduar qoftë dhe pa dashje (mungesë njohje).

Mendoj se njeriu nga mungesa e njohurisë reciproke pa u prezantuar mund të bëjë gabime, them të ndërsjella, mbase nëse nuk ka njohuri tjera ai gjykon nga ajo që sheh dmth pamja e jashtme e që jo rrallë mund të jetë e kundërta e asaj çfarë në realitet është dhe kush është personi.

Nuk do të thotë se duhet bërë dallime në individ në baza njerëzore, profesionale apo materiale, porse prezantimi mendoj që është sjellje që gjithësesi duhet bëhet dhe se njeriut i mundëson që komunikimi të vijon një vijë të saktë dhe më pak lë hapsirë për keqkuptime qofshin ato pozitive apo negative.

Njeriu shpesh në mungesë njohje të individit mund të humbas një mundësi pune me rëndësi, një raport miqësor, apo diçka që mund të jetë me interes etj, me një fjalë bllokon veten si arsye e padijenisë se me kënd dhe për çfarë arsye mund të ishte komunikimi.

Shembull; Jo rrallë na ndodhë, ta nxëmë në rrjete sociale (sms, letër etj) dikush na përshëndetë në mënyrën më të mirë të mundshme me arsye pune apo me interes të dyanshëm por ja që nuk u prezantua fillimisht,  dhe se neve duke mos e ditur kush na shkruan gjithësesi se bëhemi konfuz ose dyshimtë dhe ndodhë edhe të mos përgjigjemi.

Çka do të thotë se poqëse nuk u prezantove sado të sjellesh mirë mbetet hapsirë për dyshime e keqkuptime të tilla si: ndoshta po bën shaka me mua, ndoshta shkruan për interesa personale (sidomos kur bëhet fjalë për gjini të kundërta) që neve nuk do të na përshtatej etj.

Prandaj prezantimi është i nevojshëm, është edukatë, kulturë, nuk lë hapsirë për keqkuptime dhe tregon seriozitet nga ana e individit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat