Veprat jetojnë edhe n’përjetësi...

Kultura

Veprat jetojnë edhe n’përjetësi...

Më: 5 maj 2022 Në ora: 14:03
Sami Arifi

Madhështitë e veçuara s’mund t’i bëj njerëzia,

Ato i bën Supremja që është Perëndia...

N’hambarë kokërrën e grurit e lenë edhe më n’jetë,

por s’jeton n’hambar n’errësirë ku ka mbetë!

Pas dhjetë viteve t’mbjellët fillon prapë kokërra t’gjallërojë,

ajo që n’jetë ishte fillon të jetojë!

Nga një kokërrë e saj ajo do’t gjashtëdhjetë fishojë,

Substanca kur gjallëron,

jetërat i zgjeron..

U bë universi,

u krijuar gjithësia...

ligjet natyrore,

t’i zbulojë njerëzia...

E organizuar materja gjallëron n’mbrendi,

funksionon e gjallë n’mendje te çdo njeri...

Prurjet shumëfishohen,

gjallërimet shtohen...

Supremja i shpërblen njerëzve gjallërinë,

përmes ligjeve me t’cilat vendosi gjithësinë...

Substancat tjetërsohen nga t’caktuara hyjni,

veprat jetojnë edhe n’përjetësi...

Lavdi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat