Dy trëndafilë të bukur...

Kultura

Dy trëndafilë të bukur...

Nga: Albert Habazaj Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:39
Ariel Habazaj dhe Elona Alidemiraj

Si shpirt i çelur bukur ajo ditë

M’u duk, kur hovshëm e purpurta e ndezur

U spërkat aq ëmbël në kaltrinë,

Dhe natyra me dashuri ka qeshur.

 

Kur djali i vogël ma mbushi zemrën

Kur me nusen shkëmbyen unazat si diej,

Kur ullinjtë dhe shegët ma mbajtën këngën,

Kur zogjtë gëzimtarë e ngjitën në qiej.

 

Shkëmbimi i nishaneve të fejesës

Siç quhet me gjuhën etnografike,

Është vula me dritë e besës për jetën,

Burimi i thellë që hardhia harliset.

 

Kush është prind e ka fëmijë të rritur

Më kupton pse unë sot ndihem mbret,

Këtë çast të bekuar sa e kam pritur,

Me Flotën detare në det të qetë.

 

Kur në sytë e Arielit dhe Elonës

Shikoja portat e hapura të zemrave

Dhe gjithë ngjyrat e ngrohta të botës,

Bekimin e Perëndisë dhe të nënave.

 

Mbushur trëndafila të njomë e lule mjalti

Pashë në sytë e çiftit të lumtur

Tek ajo puthje - ura e lidhjes së fatit

Si princi me princeshën më të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat