Hyjnitë t’vërtetën e bartin n’vend

Kultura

Hyjnitë t’vërtetën e bartin n’vend

Nga: Sami Arifi Më: 30 maj 2022 Në ora: 07:26
Sami Arifi

N’gjumë të rëndëpërmes ëndërrës m’erdhi një hidhërim,

nga një shoki besuar lajmi u bë trillim

Shkrova një artikull me përmbajtje n’histori,

gënjeshtra nga rrenacaku m’erdhi n‘veshtë e mi

 

Fjalë të“shokut”t’bartur te gënjeshtari, ishin një çudi,

përmes gënjeshtarit si ëndërr erdhënn‘veshtë e mi.

Që kurrë se besoja unë atë befasi

imjerë provokim,

S’kishte faresaktësim

 

Gënjeshtari thotë; unë këtë e dua,

fshije nga dëshmia atë e më shkruaj mua.

Jo e pavërteta s’ka vend n’histori,

sepse dëshmojnë pas ata që janë hyjni.

 

Mbërri më t’vendosur për t’vërtetën n’gjurmim,

e tërë ngjarja ishte si bisedë n’ëndrrim...

S’ishin t’vërteta por plane n’kordinim,

gënjeshtrae tëra doli marrëzim.

Puna n’të kaluarën ishin ekipore,

ugjend lehtë e vërtetapër t’kaluarën prore.

 

Për t’harruar jo,s’isha n‘komë kurrë,

rrjedh e vërteta si lumi me gurrë.

T’menduarit tek ne s’u fshi nga harresa,

s’isha n’komë për t’harruar që t’kem pengesa.

Shpërbëlim Perëndia na dhat’menduarit,

mos t’lejojë harresa hapësirë t’manipuluarit...

 

Historia nuk zhbëhet se ka njerëz dëshmi,

për t’kaluarën mbesin dokumentet n’arkiva dhe ca shtëpi

Ca shokë t‘munduar mos t‘bëjnë kësi gabime,

se rrenacaku n’jetë bën vetëm trillime

 

E kaluara s‘ndërrohet mbetet si ka qenë,

se hyjnitë t’vërtetën e bartin n‘vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat