Java e " Trojeve të Arbrit " do të shënohet me tri aktivitete të mëdha shkencore

Kultura

Java e " Trojeve të Arbrit " do të shënohet me tri aktivitete të mëdha shkencore

Nga: Nue Oroshi Më: 30 maj 2022 Në ora: 16:40
Java e "Trojeve të Arbrit"

Pas një pune intenzive pesë mujore sot i përmbyllem programet e dy sesioneve shkencore dhe një akademie përkujtimore.

Kështu që Java e " Trojeve të Arbrit "do të fillon më, 12 Qershor në Prizrenin e Besëlidhjeve Shqiptare ku sesioni shkencor për Kryeministrin e Shqiperisë Etnike Mustafa Krujën do të mbahët në Hotel "Luxori" në rrugën Prizren –Suharekë.

Pas Prizrenit në mënyrë të organizuar do të udhëtojmë për në Lezhë ku me 13 Qershor 2022, në Hotel "Lisë " në Lezhë do të mbajmë sesionin tjetër shkencor për Monsinior dr.Zef Oroshin.

Qershia mbi tortë e këtyre aktiviteteve është akademia përkujtimore me rastin e 76 vjetorit të rëniës heroike të komandantit legjendar të Shqipërisë Etnike Kapidan Mark Gjon Marku, që do të mbahët më, 14 Qershor 2022 në Lezhë në sallën e qerdhës së fëmijëve në Sheshin "Gjergj Kastrioti".

Shoqata "Trojet e Arbrit "falënderon të gjithë studiuesit nga Shqiperia , Kosova , Maqedonia shqiptare , Evropa dhe Amerika për paraqitjen e temave te tyre ku i dhanë madhështinë këtyre tre aktiviteteve shkencore dhe kombëtare.Ta vendosish në vend historinë e burrave të mëdhenj atdhetar që u sakrifikuan për Shqipërinë Etnike është pak më e madhe se shkencore, pra, është një mision kombtar që duhët të vazhdohet pa u ndalur.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat