Baba, muza e vargut tim!

Kultura

Baba, muza e vargut tim!

Nga: Anita Hoxha Më: 5 qershor 2022 Në ora: 16:35
Autorja Anita Hoxha

I thura nënës kaq shumë poezi,

Jo se ty të desha unë më pak,

Ti qeshje e më thoje, sa bukur moj bijë,

Ke qëndisur çdo fjalë, çdo varg!

 

Ndaj sot u ula të shkruaj për ty,

Muzën vjeshtore e thirra pranë,

E pashë dhe lotët më rrodhën në sy,

Të lutem, shkruam vargje për babanë!

 

Vitet të kanë lodhur baba, e ndjej në shpirt,

Larg në dhe të huaj, ndarë kaq kohë...

Shfletoj me radhë kujtimet, fotografitë

Dhe përdore me ty, fëmijë veten shoh!

 

Kujtoj të qeshurën tënde, kur luaje me ne...

Punën e rëndë, kur i lodhur vije çdo natë,

Bleje rrallë një palë këpucë, një xhaketë të re,

Për një ditë më të mirë, i luteshe Zotit lart!

 

Kam ruajtur çdo gjë baba, nga ne

Koha kujtimet tona i mban ngrohtë në gji,

Ndjej se vjeshta po mbush parqet dhe atje,

Me muzën mbi tastierë, sot mu ule dhe ti...!

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat