Shpirt idelaist

Kultura

Shpirt idelaist

Nga: Jan Kosova Më: 11 qershor 2022 Në ora: 10:06
Foto ilustrim

Unë kurrë nuk i kam kthyer krahët nga fryn era
E rrugën më të lehtë kurrë nuk e kam zgjedhur
Jam përballur shpesh edhe me brigje të prera
Edhe brigjeve të prera jeta mua më ka hedhur

Unë kurrë nuk do t'i kthej krahët nga fryn era
Dhe kundër rrymës së ujit do të notoj një jetë
S'ka vlerë pasuria kur jetës i mungon Pranvera
E çdo stinë është Pranverë në dashuri të vërtetë

Unë kurrë nuk i kam kthyer krahët nga fryn era
Edhe në ëndrrat e mia kam mbetur një idealist
Ku mungon dashuria s'kanë vlerë ideale tjera
E unë përtej çdo ideali ty të dua pafundësisht

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat