Padrejtësia

Kultura

Padrejtësia

Nga: Zymer Mehani Më: 15 qershor 2022 Në ora: 07:34
Zymer Mehani

Është e rëndë
Sa planeti
Sa Bjeshkët e Namuna
Sa shkëmbinjtë
Sa deti

Në shpirt të rëndon
Të helmon
Zemrën ta zhurit
Shpirtin ta cfilit
E gjakun ta prish
Nga mendja t'habit

Është e rëndë ajo
Sa një galaksion
Të prish
Të dërrmon
shpirtin ta shkatërron

Ta gërryen zemrën
Pak edhe ngapak
Të përvëlon
Të djeg flakë
Porsi dallgë t' tërbuara
T'liqenit zemërak

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat