Ditë e lindjes së heroit

Kultura

Ditë e lindjes së heroit

Nga: Mentor Thaqi Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:33
Heroi Sali Çeku gjatë luftës

Miralan,

borxh të jemi dhe sot si dje,

që ta themi dhe publikisht,

Kolos ishe, Hero je,

Burrë i Kombit, krejt shqipnisht!

Të tha Ibra, Presidenti,

kur në shesh po përjetësoheshe:

"Salihu, ky burrë në traditë vèndi"!

E ti n´vlerë sa mund shtoheshe!

Dhe nuk ka si bëhet ndryshe

o i miri intelektual,

vetë emri yt, pa mëdyshje,

aq shumë Nder Atdheut i falë!

Në jetë pata Privilegj,

që të isha bashkëveprimtar,

kur kjè më shumë se Sakrilegj,

të ecje drejt n´binarë kombëtar!

Burrat si ti kanë sall ditëlindje,

janë t´pavdekshëm, gjithsesi,

Historia na dha stërbindje,

të rrallë janë kolosët si Ti, Sali!

Fjalën pushkë e zërin top,

mendjen e ndritun, urti n´gjykim,

si s´të joshi asgjë në Botë,

sa njái Dhè i Truallit Sublim?!

Kjoftë bekue trualli që t´rriti,

qoftë bekue dhe Bellèja jote,

dhe Kosharja që n´shkëmb ju ngjiti,

Fanarë Drite n´shekuj e mote!

...

22 Qershor 2022

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat