Skenderbeu ynë

Kultura

Skenderbeu ynë

Nga: Fatmir Lohja Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:44
Fatmir Lohja

Në këto gjashtëdhjetëepesë vite jetë  më kanë edukuar familja, shkolla, shoqëria që të kem respekt për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti  (Skendërbeu ).Kam lexuar shumë për t’ë njohur së më mirë  jeten e tij. Me vemendje kam ndjekur  thëniet e ndryshme  si nga ne shqiptaret, dhe të huajt për figuren e tij karizmatike.

Ministreshat e shumta sot po  kërkojnë të na mbushin mendjen se piktorkryeministri ëshë idetentik Skenderbeu ynë. Qofsha unë në gabim, po për mua nuk ka asnjë lidhje ky krahasim! Do të mundohem të jap edhe arsyetimin, për këtë qëllim.

Kudo imazhi I heoit tonë kombëtar jepet me përkrenare në kokë, me pallë në dorë, i hipur mbi një kalë bukurosh. Jo unë, por ma do mendja, se asnjë shqiptar, as në ënderr nuk mund ta këtë parë Skenderbeun me;  kokë te rruar me brisk; maic të zbërthyer në shtat ; brenevekë nga vithet deri te gavilet ; letike në këmbë.

 Unë nuk e kam parë  piktorin as  ; me pallë ; me thupër në dorë; të hipur  mbi kalë,  mbi gomarë si Nastradini i zgjuar, duke u kacafytur me pushtuesit. Eshtë një arsyetim, se pse i ka këmbet e  gjata, nuk e vozit autovetryuren, e jo, e jo  gomarin e Nastradinit.

Me të drejtë dikush mund të thotë: “Fatmir kanë ndryshuar kohet.”Jam dakort me këtë konstatim.Mbi  pesëqind e pesëdhjeteekatër vite, që ka mbyllur sytë Gjergj Kastrioi nuk janë pak edhe  për historinë e njerëzimt. Kjo periudh e gjatë më jep të drejtë në arsyetim,  se edhe krahasimi i minstreshave është i pavend.

Sknderbeu luftoi kundër pushtuesve turq . Një pseudohistorijan turk,  paturpsisht , te vend varrimi i heroit në Lezhë, deklaroi se Skednderbeu është tradhetar i popullit turk. Ministreshat, me piktorin në drejtim, deklarojnë se vëlla nuk kanë vetëm Zotin Erdogan, por tërë popullin turk. Për kush ka mend, këtu ka një ngerç në arsyetim.Gjaku ujë nuk mund të bëhet kaq lehtë.

Fatmir Lohja

Tirane me 24.06.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat