Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Kultura

Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 18:35
Hapet Muzeu i Burgut të Prishtinës

Është bërë hapja e Muzeut të Burgut të Prishtinës.

Pjesë e hapjes ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, e ish të burgosur politik.

Në kuadër të ceremonisë së Muzeut në ambientet e ish-ndërtesës së Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, është hapur edhe ekspozita e përkohshme “Burgu i Idealit”.

Ish i burgosurit politik, Binak Ulaj, thotë se burgu i Prishtinës është dëshmi për të gjitha rrahjet dhe torturat me të cilat përballëshin të burgosurit politikë aty.

Ai, në Info Magazine tha se trajtoheshin ndryshe nga të burgosurit e tjerë dhe se dënimin ua caktonte sigurimi i burgut.

“666 shekuj burg dhe falë sakrificës së atyre djemve dhe vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u kurorëzuan të gjithë ato sakrifica dhe e gëzojmë lirinë që e kemi”.

“Të burgosurit politikë kanë pasur një trajtim të veçantë – ata janë trajtuar shumë më keq se të gjithë të burgosurit e tjerë. Të burgosurit politikë ishin ata të cilët regjimit jugosllav ja prishin planet ndërsa të burgosurit ordinerë dënoheshin edhe me procedura tjera”.

“Tek ne [të burgosurit politikë] nuk vlenin procedurat e rregullta gjyqësore. Dënimet tona nuk i caktonte gjykata, por sigurimi. Pikërisht për këtë ne nuk merrnim as avokat pasi e dinim që dënimin dhe nuk donin t’i shpenzonim familjarët”.

“Të burgosurit politikë rriheshin dhe malltretoheshin të t’iu thyer dinjitetin dhe për t’i përvetësuar. Por, fatbardhësisht këtë nuk e arritën kurrë”, tha Ulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat