Sonte përfundoi edicioni i katërt i Festivalit folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”!

Kultura

Sonte përfundoi edicioni i katërt i Festivalit folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”!

Nga: Muharrem Qafleshi Më: 13 korrik 2022 Në ora: 00:29
Festivali folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”

Për të katërtin vit radhazi, Bresana e Opojës u kthye në kryeqendrën të këngëve e valleve folklorike e burimore mbarëkombëtare.

Është zgjedhur ky vend dhe kjo kohë për mbajtjen e këtij festivali, për t’iu dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve tanë, të cilët janë në pushime verore andaj dhe ky festival është emërtuar edhe si “Ditët e Diasporës”.

Folklori burimor është zëri i shpirtit të kombit tonë shqiptar, shpreh trashëgiminë tonë të pasur shpirtërore folklorike, përmes të rinjve dhe të rejave të apasionuar pas traditës folklorike.

Në ambientet e shkollës fillore “28 Nëntori” në qendër të fshatit Bresanë, banorët dhe miqtë e ardhur nga tërë Opoja dhe rajoni shijuan dhe përcollën më shumë endje spektaklin e festivalit.

Festivali Folklorik-Burimor “Opoja Vallëzon” e nisur dhe organizuar nga SHKA “Bresana” nga Bresana e Opojës dhe Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, i cili festival sipas drejtorit të festivalit Fejsla Shaqiri, ka për qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore, të vlerave etno-muzikore, etno-koreografike e etnografike si: të kostumeve popullore, veglave muzikore, festave të motmotit, ritëve të gëzimeve, këngëve të punës e kurbetit etj., të krijuara prej shekujsh nga populli shqiptar synon gjallërimin e jetës kulturore të komunës së Dragashit, me qëllim të nxitjes së turizmit kulturor dhe shtimin e vizitorëve vendas dhe të huaj duke e kthyer komunën e Dragashit në një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor në rajon.

Moderimin e festivalit e bëri në mënyrën profesional, me një oratori të shkëlqyer znj. Valbona Musliu – Sinani.

Festivalin e madhështojë edhe më shumë pjesëmarrja e këngëtarit të mirënjohur kosovar Masar Sinani në bashkëpunim me artistin popullor Muhamed Sinanin.

Në festivalin “Opoja Vallëzon” morën pjesë Ansamblet, SH.K.A-të dhe Grupet më të mira mbarëkombëtare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Asambletë, SHKA-të dhe Grupet kulturo-Artistike pjesëmarrëse në festival ishin: SHKA “Zëri i Kosovës” – Fushë Kosovë, AKV “Hajvalia” – Hajvali, Prishtinë, Grupi Artistik “Alba Folk” – Tiranë, Qendra Kulturore “Kaçaniku” – Kaçanik, SHKA “Dufla” – Saraj-Shkup, SHKA “Maja e Karanfilit” – Vuthaj (Mal i Zi), AKV “Zëri i Kamenicës” – Kamenicë, SHKA “Kastriotët” – Ferizaj, SHKA “Minatori i ri” – Kishnicë, Ansambli “Visaret e Krrabës” – Tiranë, SHKA “Malësori” – Gjonaj, AKV “Deçani” – Deçan, AKV “Shqipet Drenicës” – Drenas, SHKA “Bajram Curri” – Prishtinë, SHKA “Katarina Josipi” – Zym, SHKA “Bresana” – Bresanë.

Festivali zgjati tri ditë.

Juria profesionale e përbërë nga Dilaver Kryeziu, prof. dr. Ukë Xhema, dr. Valon Shkodra, Sami Pira, kanë përcjell gjatë tri ditëve prezantimin e këtyre shoqërive kulturore e artistike dhe ka vendos që ti ndaj këto çmime:

Vendi i parë iu nda SHKA “Bajram Curri” nga Prishtina, çmimin ia ndau ish-kryetari i komunës dhe themeluesi i festivalit, Shaban Shabani.

Vendi i dytë iu nda Ansamblit “Kastriotet” nga Ferizaj, çmimin ia ndau kryesuesi i KK të Dragashit Uran Halimi.

Vendi i tretë iu nda SHKA “Malësori nga Gjonajt, çmimin ia ndau drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport Liridona Misini Piraj dhe Çmimi i diasporës iu nda Ansamblit “Deçani” nga Deçani, çmimin ia ndau kryetari aktual i komunës së Dragashit.

Organizatori ka nda edhe çmime për kostumet më të mira, valltaren më të mirë, valltarin më të mirë, dyshja e valltareve më të mirë, vallja burimore dhe debutuesi më i mirë.

Çmimet u ndanë, nga tre doktorët opojan të mjekësisë dr. Hatim Baxhaku, dr. Rafet Abazi dhe Selami Sylejmani, kryesuesi i asamblesë komunale Uran Halimi, ish kreyshefi ekzekutiv Shaban Halimi, drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport Liridona Misini Piraj, drejtori i drejtorisë për financa Qamil Kolloni, ish kryetari i parë i komunës se Dragashit dr. sc. Hajriz Meleqi, ish-kryetari i komunës dhe themeluesi i këtij festivali Shaban Shabani dhe kryetari aktual i komunës.

Festivali u mbyll me mesazhin se edicioni i pestë do të këtë karakter Ballkanik edhe pse festivali është ballkanik ngase Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat