Një poete rumune me insprime interesante dhe impresionante

Kultura

Një poete rumune me insprime interesante dhe impresionante

Nga: Baki Ymeri Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:40
Foto ilustrim

Poezia është çelësi i universit, balsami i shpirtit, testamenti i jetës, drita e fjalëve, mbretëresha e arteve, thesari i ndjenjave dhe burim frymëzimi hyjnor. Poezia e zonjës Loredana A. Știrbu është shprehje e bukurisë, lirisë dhe mrekullisë. Frymëzimi dhe fjalët e saj riprodhojnë një psikologji mbresëlënëse, të paprekur dhe të bukur.

Ja mendimi i poetit të famshëm Nikita Stănescu: “Fjalët janë shumë të ngjashme me qeniet. Ata janë qenie të gjalla. Ata madje duken si bimë. Ata kanë një mënyrë jetese të tyren, kur fluturojnë të lirë në ajër, si zogjtë.” Loredana vjen me poezi të shkurtra, të shkumëzuara, të bukura, interesante dhe mbresëlënëse. Ajo nuk meriton asgjë më shumë se epitetin e merituar: Poetja e dashurisë: E ndjej ende në buzë / aromën e dashurisë së parë / shijen e dredhëzave / dhe qershive të hidhura. (Dashuria e parë).

Dashuria e parë është ajo që nuk vdes. Loredana! E dua poezinë që shkruan, por edhe poezinë që shpreh me vetë qenien tënde! Pse? Sepse je një qenie e ndjeshme dhe sublime!: Të mbylla / në një top kristali / që të rrish në rehati / atëherë ku de të iki / në udhëtimet e mia të gjata (Një botë kristali).

Gruaja është stina e pestë në të cilën pranvera përzihet me të gjitha lulet, me të gjitha puthjet dhe me të gjitha ndjenjat. Njerëzit e mirë janë si engjëjt. Ata kurrë nuk mund të mërziten me njëri-tjetrin. Çdo ditë e jetës është një dhuratë nga Zoti. Loredana na jep mesazhe të qarta për jetën dhe hyjninë: Ndonjëherë zemra ime / ndalet / për disa çaste / një ... dy ... tre ... / atëherë i caktoj takimet / me absoluten / në një ushtrim jetik / të mbijetesës (Ushtrim pë mbijetesë).

Sipas poetit Cezar Ivănescu, artisti është një qenie e fuqishme që jeton gjithmonë në tension jetësor me këto vlera dramatike dhe për t'i bërë ato të kuptueshme, për t'i bërë të kontrollueshme, për t'i shndërruar në poezi, fjalë, shprehje, nëse i dëshironi, me të cilat ai mund të kontrollojë forcat universale: Ky arab / me sy endacak / ka kohë që është miku im / më flet për / llambën e tij magjike / dhe shpirtin e saj / me fytyrën e një gruaje (Llambë)

Zemra zgjerohet në përmasat e dashurisë. Poezia është një fluturim i qetë, një zonë e përgjumur në fushën e ndërgjegjes personale: Vendose të largohesh / kështu që ti i vure / krahët / dhe / disa kujtime / në xhepin e gjoksit / po lutesh / të mos humbasësh / zemrën / shpresën / që të mos e kuptojë kush / sa të vështirë ishte për ty / të thuash / në shtëpi (Fluturim).

Bota e fëmijërisë së shpirtit është bota e poezisë, bota e shpirtit të hapur. Loredana ka diçka hyjnore dhe misterioze në vargun e saj. Duke përdorur fraza shpirtërore, autorja e këtyre vargjeve hyn me sukses në botën magjike të fjalëve, duke hapur portat e parajsës: Jam i varfër / e dashur! / Jam aq i varfër / saqë kam veshur / me zjarr zemrën / për të blerë / një biletë të rrugës / për në Parajsë (Bileta).

Në vargjet e Loredanës fshihet pavdekësia. Nuk janë poezi dashurie mejdani, por tekste të një ëndërrimtari të ndjeshëm, sublim dhe të sjellshëm. Kjo është vlera e madhe e poezisë: të ndjesh nevojën për të lexuar një poet në një moment shqetësues të ekzistencës, kur asgjë nuk mund të të ndihmojë, as mjeku, as miku, as një qenie njerëzore e gjallë, por një libër mund të të ndihmojë, poezia mund të të shërojë, mund të të shpëtojë. Mirë se errdhe në gjuhën shqipe, e dashura Loredana A. Știrbu! (Baki Ymeri, Bukuresht, 2022)

DASHURIA E PARË

E ndjej ende në buzë

aromën e dashurisë së parë

shije prej dredhëzash

dhe qershishë të hidhura.

Herë pas here

e kaloj majën

e hundës përmbi to,

që të përjetoj

një dashuri të madhe

e cila nuk vdes.

FARAT

Je lakmitare Eva

e kafshove mollën nga etja

duke mi lënë vetëm farat

dhe isha e uritur.

Je lakmitare Eva

i mblodhët të gjitha gjethet

për ta mbuluar trupin

duke më lënë bosh

dhe kisha të ftohtë.

Je lakmitare Eva

ke dashur të të duan

dhe u dashurove me gjarpërin

mua duke më dëbuar

atëherë kur i mbolla farat e urrejtjes

Eva.

NJË BOTË PREJ KRISTALI

Të mbylla

në një top kristali

që të rrish në rehati

atëherë kur do të iki

në udhëtimet e mia të gjata

ti më pret duke numëruar

thekot plastike të rëna

nga qielli i pikturuar

rigjetja është gjithmonë shqetësuese

ti m’i dërgon marengat dhe unë

I ngjit në letra të padërguara

pa marrës

unë jam r lumtur tani

jashtë bie borë me fije të hatashme

të bëra nga poliuretani

A NGA ADRIATIKU

Velat e holla

detarë me shpirt të zi

dhe sy të kaltërt

palmierë nën të cilat

u them mirëmëngjes

rëra si një qilim i Buharasë

në të cilën më vdesin hapat

zoti Giuseppe i cili

më thot ciao bella

çdo ditë

ajri me erëtimë deti

pishat dhe ti...

që më pëshpërit në një kafe

ti voglio bene!

FLUTURIM

Vendose të largoheni

kështu që ti i vure

krahët

dhe

disa kujtime

në xhepin e gjoksit

po lutesh

të mos e humbish

zemrën

shpresën

që askush të mos e kuptojë

sa vështirë ishte për ty

të thuash

në shtëpi.

ABUZIV

Unë do të strukem

në një cep të zemrës sate

as nuk po të kërkoj prej teje

një zemër vetëm për mua

dua vetëm një vend ku

të t’i monitorizoj

sistolat

eksdtrasistolat

që të mos habitesh

nëse herë pas here

do të ndjesh një dhimbje

në gjoks

ndoshta atëherë

do ta rregulloj zyrën

në dhomën fqinje

do të organizoj një

sallon për pranime urgjente

për raste të dëshpëruara

të dashurisë

e sheh

unë as nuk

kam nevojë për krejt

zemrën tënde.

LLAMBA

Këtë arab

me sy endacak

është shoku im për një kohë

ai më tregon për

llambën e tij magjike

dhe shpirtin e saj

me fytyrën e një gruaje

Arabi shkruan poema dëshirash

në vapën e shkretëtirës

poemat e tij bëhen

kokrra rëre

bartur nga era nëpër botë

Poeti arab dervish

dhe universi i tij rrotullues

i humbur

mes dunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat