Nuk e lejojmë...

Kultura

Nuk e lejojmë...

Nga: Musa Ahmetaj Më: 17 korrik 2022 Në ora: 16:42
Musa Ahmetaj

Shumë e shumë bletë

Kosheret i lëshuan

Nën hijen e një peme

Mbledhje organizuan

 

Edhe rendin e ditës

Me zzzzzz e votuan

Formimin e një partie

Shumica u deklaruan

 

Kryëma me vonesë

Në krye të vendit doli

Me zgjuarësinë e saj

Menjëherë fjalën e mori

 

Ju të dashurat e mia

Jeni shumë punëtore

Formimi i partisë së re

Nuk na shkon për dore

 

Sepse në mesin tonë

Gjendet ndonjë hut

Menjëherë në popull

Krejt e bën punën m....

 

Neve na ka edhe hije

Nga bytha të prodhojmë

Nuk e lejojmë dot veten

Me deputet të na krahasojnë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat