Ku po ikën kjo rini

Kultura

Ku po ikën kjo rini

Nga: Dedë Preqi Më: 23 korrik 2022 Në ora: 09:44
Dedë Preqi

Si zogjtë me flatra të nxituara

Ikin dikund largë

Atje ku rrugët pështjellohen

E brengat shtohen,

S’është kohë e ikjeve

Si dikur tinëz natën e mallkuar

Ku hijet përzihen

Shpresa të errëta duke bëluar.

Përse e gjithë kjo ikje

Nga trojet e vjetra stërgjyshore

Kjo rini e mrekullueshme

Si koshere blete e ç’frenuar,

Gjithë dashuria më vjen

Për ju kur ju shoh duarngjitur

Sa herë jam i pikëlluar

Kur kujtoj se dikund keni ikur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat