Flu-turës, fat-uroi

Kultura

Flu-turës, fat-uroi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 23 korrik 2022 Në ora: 12:07
Xhelal Hoxha

Fluturo, mori e mira dhe e lira flutur
Mos ndalo me ata krih të bekuar e të bukur;
dil ku qëndron tani diku; afër, apo larg;
të t’shoh ty, ku më je fshehur e strukur?!

Ty të kërkoj pareshtur tani në çdo vend
që më dukesh krejtësisht se je e humbur?
Në këtë kohë të mirë, por pak si të turbullt;
dua të gjej, se s’bëhet kështu vetëm pa ty,
dhe së bashku të dukemi, e të bëhemi të lumtur-një!

Ti më je, një simbol i shpirtit tim pozitiv
Dhe i dashurisë time të pa vdekshme në super aktiv
Kur të shoh duke fluturuar, bashkë me zogj të tjerë
Shpirtin e zemrën time ma gjallëron;
ma mbushë përplot me aromë të mirë,
dhe me të bukurën trëndafil me erë!

Më je simbol i pavdekësisë, dhe i fluturimit të lirë
Më ngjason me hyjneshën në fron, me bletët
Dhe me aeroplanët qiellor më të mirë!
Punëtore e pa lodhshme, dhe që nuk di të ndaleshe
Nga kohërat e dikurshme e deri sot, çdo here…

Me ngjyrat tuaja të hijshme e të ndryshme
të pastra të lloj-llojeve dhe të kombinuara:
E bardha -simbol paqeje, për mua;
E kaltra- simbol lirie që e dua…

E kuqja -simbol flamuri, gjaku e dashurie;
E zeza -simbol i vuajtjeve, e zezonave të ndryshme njerëzie…
E verdha -simbol ndryshimi e xhelozie;
E gjelbra-simbol i bollëkut e fatit;
Jeshilja - simbol jete e plot gjallëri…
Ezmerja, biondja, përhirta, e lirit, mëndafshit, gjembave...
Më mirë i gjeni ju vetë; po ju le që t’i gjeni të qetë!

Ti më je simbol paqeje, lajmëtar lirie e dashurie
Më je një rilindje në vazhdim e sipër…
Më ofron mua gjithherë plot jetë të bekuar
Ti më je sinonim i kopshtit të Edenit përplot me lule;
Më zgjatë jetën e ma bën gjallërinë time të shtuar!...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat