“Ali të mori Lumi”

Kultura

“Ali të mori Lumi”

Nga: Sabahate Byci Më: 23 korrik 2022 Në ora: 15:06
Sabahate Byci dhe Ali Podrimja

Atje shkove me

buzeqeshjet e mshehura

të loteve në sy

që kurr tharje nuk gjeten

bashk me ty,

duke kerkuar

përpara e pas Lumit

vetvehten vetem

tek heshtja e jote -

dhe më në fund

Ali te morri Lumi.

Atje irisin

ta morren

vargjet e tua

mbuluar plot

me hijen e mbrritjes

së shkuarjes në pakthim,

me gjakun e Kosovës 

që nuk ia fale dot askujt

përveq Diellit në Perendim.

Ali shkove te Lumi a?

Po Lumi ishte bashk

gjithmonë me ty.

Lum-Lumi

në rrahjet e zemres sate

në shkronjat e tua,

Lumi në vargjet,

Lumi në poezitë tua,

Lumi në prozën tënde.

Lumi krenari

e fillimit tënd deri

edhe në amshim.

Lumit ia fale

uljen e ngritjen

e fundit te toraksit

largë shum largë

atje ku Dielli

bjen në gjum me Dashurine

e  Hëna i përgëdhelë ëndrrat

shpresë e dheut të lehtë

edhe mbi trupin tënd

të prerë në parajse. 

 

Ali shkove te Lumi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat