Vargje që transmetojnë lumturi dhe bukuri

Kultura

Vargje që transmetojnë lumturi dhe bukuri

Nga: Baki Ymeri Më: 23 korrik 2022 Në ora: 23:45
Kopertina e librit

Daniela Marian errdhi në botë për të sjellë lumturi, përgëzime dhe hijeshi. Nëpërmjet bukurisë hyjnore në poezitë e saj, ajo fiton zemrat dhe simpatinë e të gjithë lexuesve dhe adhuruesve rumunë dhe shqiptarë. Poezitë e saj përfaqësojnë një ishull paqeje, plot dashuri. Autorja vjen para nesh përmes rrugës magjike të frymëzimit. Mirazhi i poezisë i jep jetë dhe fuqi, të drejtë qytetarie, çdo lloj arti. Vargu i Danielës është i thellë, i rrumbullakët dhe i ndritshëm si një kokërr margaritari, me rrezatim të ylbertë, me tinguj e jehonë.

Fjalët e kësaj poeteshe të frymëzuar rumune kanë fuqinë për t'i dhënë jetë një universi të pafund. Ato mund të sjellin në botë një regjistër të pafund ideshë dhe ndjenjash. Daniela Marian është poetja që shkëlqen përmes ideve dhe fjalëve. Mendimet e poetes janë flutura të metamorfozuara në meditime. Të gjitha mendimet e poetes përvijojnë një profil origjinal lirik. Poezia është testamenti i jetës dhe mjalti i fjalëve. Akti poetik mendohet si një hapje horizontesh dhe një aventurë shpirtërore. Poeti aspiron të krijojë universin platonik të përmasave kombëtare dhe universale.

Dashuria është ajo që e mban këtë tokë të lidhur me qiellin. Poeti është mbreti i imagjinatës, poetesha është princesha e surprizave, kurse poezia është balsami i shpirtit, drita e fjalëve, muza e arteve, thesari i ndjenjave dhe burim hyjnor i frymëzimit. Poezia është një dhuratë hyjnore dhe mbretëresha e përjetësisë e mbështjellë me vellon e nusërisë. Poezitë janë pasqyra në të cilën shpirti pasqyron bukurinë e tij.

Daniela Marian është poetja që noton mbi një det fjalësh. Ajo ka fatin që të nderohet me libra që bëjnë histori. Libri i i saj bilingv (rumanisht-shqip) është përmbushja e një ëndrre për të notuar nga drita në dritë. Poezia e Danielës lartëson dhe shenjtëron njeriun dhe dashurinë. Është një vështrim magjik në qiell dhe tokë. Autorja na vjen me stil, me ide, me formë dhe me elegancë. Përshtypja e parë që ju mbetet pas leximit të këtij libri është ajo e një diversiteti dhe moderniteti befasues dhe të magjishëm.

Poezia lind dhe nuk vdes askund. Libri “Për një çast” na del përpara si një dhuratë hyjnore që sjell shije dhe lumturi. Ndjeshmëria e poetes vërehet në format e ndryshme të valëve të jetës, duke reflektuar dritën dhe ëndrrat që dalin nga platforma e mendimeve. Poezitë e Danielës kanë një qëllim më të lartë. Poeti është era dhe flladi, pëshpëritja dhe heshtja, ëndrra dhe pluhuri i yjeve. Poetesha rumune na del përpara me poezi të frymëzuara dhe të ndritshme. Janë lirika që vijnë për të plotësuar një të vërtetë meditative, filozofike dhe artistike.

Daniela shkruan për jetën, për shpirtin, për fëmijët, për kohën, për lotët, për këngën, për valët e detit, për fluturat, për çastet e lumturisë, për dritën e dashurisë, etj. Poezitë e saj nuk janë gjë tjetër veçse një thesar sentimentesh që buron nga shpirti. Daniela është një poete e pavdekësisë që me poezinë e saj arriti të na gëzojë shpirtin si në një festë. Ajo shkruan për letargji, për dashurinë, për pendimin, për njerëzit që e shikojnë botën. Në vargjet e saj takojmë dritën e dashurisë, përmasat kozmike,  meditimin, imagjinatën, fjalën dhe shpirtin.

Fjalët e Zonjës Daniela Marian i drejtohet njeriut, shpirtit të tij, si pjesë e krijimit hyjnor. Ëndërruese është bota e atyre që shkruajnë për buzëqeshjet, për dëshirat, për diellin e trishtuar, për llavën e vullkaneve, për mënyrën se si depërton në rrjedhën e kohës që është ende gjallë, për shpirtin mistik kur engjëjt thërrasin për paqe planetare, në kërkim të një mënyre të veçantë për të jetuar, për të kuptuar vetminë, për hapat që vijnë pa bërë zë, për zemrën e gjallëruar nga dashuria. Motot e Danielës janë: "Mendoni pozitivisht dhe bëni gjëra të mëdha për të qenë të lumtur, sepse forca është në ju". “Lëreni shpirtin tuaj të shkruajë se ai di më së miri të udhëheqë”.

Dhe më tej: “Le të lindin foshnja që duan të ulen me ty në tavolinë, të fshijnë lotët e fjalëve që qajnë.” “Fëmijët janë drita e syve të prindërve. Poeti është një shpirt i veçantë që dashuron, që psherëtin, që qan, që gëzohet, që pëshpërit përmes metaforave. Fjala e frymëzuar përfaqëson gjithçka që ka ndodhur në mendjen dhe jetën tonë. Autorja e këtyre teksteve ka lindur me varësinë ndaj poezisë dhe ka potencial për të tërhequr lexuesit. Bukuria e saj në poezi, zgjon shqisat e gjumit.

Poezia e Zonjës Daniela Marian karakterizohet nga përpjekja e autores për të shprehur shqetësimet e saj ekzistenciale përmes gjuhës figurative. Autorja adhuron këndvështrimin e fjalëve në kërkim të identitetit të saj krijues. Përpjekjet e saj imagjinative në botën tonë, si dhe në ekzistencën e përditshme, me imazhe dhe topografi autentike, urbane dhe rurale që përfundojnë në atelieun e poetes, atje ku ajo e rikrijon botën e saj përmes artit. Daniela shkruan poezi për aktin e krijimit, të cilat i mitizon plotësisht. Pse? Sepse të krijosh është të mposhtësh vdekjen! – siç ka thënë Romain Rolland. (Bukuresht, 2021)

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat