“U nisa për në tualet, vjen nusja e vëllait të dytë dhe më thotë...”, Osman Mula bën rrëfimin e rrallë

Kultura

“U nisa për në tualet, vjen nusja e vëllait të dytë dhe më thotë...”, Osman Mula bën rrëfimin e rrallë

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 11:09
Osman Mula

Regjisori dhe kompozitori Osman Mula i ftuar pasditen e djeshme në emisionin ‘Rudina’ tregoi për gatimet e tij të preferuara të fëmijërisë, gatimet e prindërve të tij dhe ato që ai cilëson gatimet më të mira që ka ngrënë ndonjëherë, ato të gruas së tij Shpresa.

Mes të qeshurave, kompozitori tregon edhe episode nga mënyra se si gatuhej dikur kur ai ishte i ri dhe kushtet nuk ishin si të sotmet. Më parë kuzhina ndodhej në tualet dhe kjo mund të shkaktonte ngjarje disi komike. Mula tregon se si nisej për në tualet, por përfundonte duke u kujdesur për gatimet që ishin në furnelë.

Osman Mula: Po tregoj diçka. Këtu del edhe shumëllojshmëria e ushqimit. Shkoj në Shkodër e pyes nënën kush është në shtëpi, më thotë nuk është njeri. Po mirë i them. Thash po futem në tualet. Sa hyra në tualet “alla turke” e kishim në cep, nisem të shkoj, kur dëgjoj derën. “Jam nusja e vëllait të madh”, çfarë do e pyes, “m’i kthen pak patëllxhanët të furnela e parë, e para nga dera”.

U ktheva, shkova i ktheva. Sa u nisa për të ikur, prapë dera, “jam nusja e vëllait të dytë, ato patatet e skuqura m’i kthe pak”, u ktheva unë, ktheva dhe patatet. Më pas erdhi dhe nëna, më tha kam tenxheren me presion. Nuk dija ta kontrolloja, kur doli gjithë ai avull. Sa u nisa prapë i ra babai derës e më tha mbete brenda. Kështu është historia e brezit tim, me furnela nëpër banjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat