Koha erdhi shqiptarët ta duan Shqipërinë

Kultura

Koha erdhi shqiptarët ta duan Shqipërinë

Nga: Kalosh Ҫeliku Më: 25 korrik 2022 Në ora: 09:36
Kalosh Ҫeliku

Historikisht, shqiptarët i kanë bërë shtete popujt tjerë, por jo edhe popullin shqiptar. Turqia me pashallarë, agallarë dhe bejlerë shqiptar e pushtuan Ballkanin. Dhe, përderisa i kishte shqiptarët me vete, e kishte edhe Ballkanin e sundoi pesqind vite. Edhe, atë pa shkolla shqipe, shtet shqiptar. Skënderbeu, si strateg lufte i siguroi pushtet në Ballkan. Turqisë, Sami Frashëri i krijoji gjuhë letrare turke. Rilindasët, letërsi. Ataturku, shtet modern.

        Dhe, përderisa Turqia i kishte shqiptarët me vete e sundoi Ballkanin me shekuj. Skenderbeu, qe ai i pari që i priu luftës për Shqipëri. Edhe, më pas edhe Rilindasët shqiptar. Vaso Pashë Shkodrani në Egjipt. Ҫajupi në Kajro. Asdreni me shokë në Rumuni. Arnautët (shqiptarët) me Universitet në Siri, si artistë, novelistë, poetë, shkrimtarë, kritikë letrar dhe dramaturgë.Kryengritja e Dervish Carës dhe çlirimi i Shkupit (1843 - 1844). Ҫlirimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit kombëtar nën udhëheqjen e Hasan Prishtinës, Bajram Currit, Isa Boletinit, Idriz Seferit, Mehmet Derallës, Bajram Daklanit etj. (1912). Ismail Qemali me shpalljen e pavarësisë në Vlorë (1912).

         Moti kohë e kanë thënë Rilindasët shqiptar: Ҫajupi në një poezi edhe e ngre zërin:

Jam Sulltan, mbret i vёrtetё,

Shoq tё tjerё s’kam nё jetё;

Gjakёtor e zemёrderr,

Ngafrika mё bёjnё nder.

............................................

Keshё kompn’e Shqipёrisё

Direk i gjithё Turqisё,

Pses’mё priti sa tё vdesё,

Pa tё mё dil i pabesё!

Me Shqipёri tё luftonem

Kam frikё mos turpёronem,

Kam frikё nga Skёnderbeu

Mos dalё prapё nga dheu!...

 

Ose, Vaso Pashë Shkodrani nga Egjipti:

Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër njiqind çeta jeni shpërnda;
Ca thonë kam fè ca thonë kam din;
Njeni: "jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disatjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhë tju kanë hutue,
Për me ju damun me juvorfnue!
Vjen njeri i huej e jurrin'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,

 

………………………………………….

Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

 

Filip Shiroka nga Libani, Misiri e Kairo:

………………………………………………..

Nji natë, n’javën, rash nështrat me fjetë,

Zembra, m’ishhelmue, gjumim’kishte tretë,

Mejtoshe ç’po vuejnë tash burrat e Shqypnisë

Prej disa halldup ven’sherbim t’qeverisë.

……………………………………………..

-Ç’kebrebir - m’thotë -Ç’ke me mue,

Qi m’kesha e m’ketrazue?... -

-m’ndiei, o plak -thaçë, gabimke!-

-Nuk t’kamsha as s’dikush je!-

Nuk pom’njeh - tha -m’shiqomirë:

Jam Adami plak, brebirë!-

……………………………………..

-Po bajçudë - tha - me t’vërtetë

S’po di, Eva ku i kagjetë,

Kta tradhtorë të patyn zonë

Qi turpnue ne emnin t’onë;

E… me idhnim briti tue thanë:

“Farës s’ime kta nuk janë!”

Se… me kenët’ont - tha -tueqa

Gruen kisha tash m’e nda!...

Por kta njerz kanë le ma vonë

Prej Kainit t’pa ty nzonë,

Qi ka mbytun vllan e vet,

Vret mallkimi i Perëndisë,

Qi turpnon para njerzisë!

 

Gjergj Fishta nga Shkodra e Bosnia:

Ju rrugaça e sallahana

Vagabonda e shakllabana,

Rriqnat’ndyet, mikrobë të kqi,

Qi të mjerës moj Shqipni

Kthjelltë hi i keni në mushkni,

            Pa dhimbë gjakun tuj ia pi,

Po der kur, brebatakçi!

Bre coftina, kakalbëmbidhe! -

             Der kurju, tu’ u tallë nëpër ne,

             Do t’naqelbnifis e atdhe?

             Ah! breju… nukdijshka u kjoftë,

Satash ma jemitue u njoftë,

             Se kushjini e se shkajini,

             Se kahshkoni e se kahvini,

Plang e shpi se kah i kini

             E sa pare u ban jugjaku:

Se përju, po, duhetlaku.

…………………………………………..

Anikush, pra, me i prikombit

Ju, do pyka bijtë prej llomit

Qi “Shqiptarë” vedit thoni,

Jo pse juShqipninë doni.

Jo pse ju ndo’i send kuptoni

Shka asht Atdheu e shka ash tLirija.

Shka asht Vllaznija e Parasija

Përparimi e Qytetnia.

Por, veç pse ende der më sot

Një tyrans’po e gjeni dot.

Nën kambë t’cilit ju me u shtrue,

Se un ma tash jam regjë me jue.

E jau njof shpirtin der m’palc:

Pleh i ndytë, me u bartun m’shkalc

                      E me u qitë jashta Shqipnije…

 

Ali Asllani nga Vlora:

Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek' ju gjeti dreka, milionier' ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t'ju përgjigjet: peqe, lepe!

.....................................................................................
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht' bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith' aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tu ti quanti come vuole!

Grand Kordon i zotris'sate, që në gjitë kan' vendosur,
ësht' pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr',
ësht' tri këmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E natunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasidora e armikut ty me shok' të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që përdita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dyfjal' nëvesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur doemos jasht' do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul' e zezë në ballë!

Mirpo ju që s'keni pasur as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: "Peqe!"
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat' i varfër digjet… kryekurvanis e krihet!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtyp izog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!

 

Fan Noli nga Amerika:

Ç'thot' ajo e ve e gjorë,
-Mbretëreshë pa kurorë-
Faqe-çjerrur, lesh-lëshuar,
Shpirt e zëmërpërvëluar;
Gjysm' e vdekur: "O Shqiptarë,
Nënësmosiabënivarrë!"
Mbahu, Nëno, mos kij frikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

Qan e lutet Nën' e mjerë,
Kërkon vatrën edhe nderë,
Do lirinë dhe atdhenë,
Si ç'e pat me Skënderbenë,
Bijt' e besës thërret pranë.
Kur i thirri dhe s'i vanë?
Mbahu, Nëno, mos kij frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
……………………………..
Sa kërkon e sa të duhen?
Burrat nga detyra s'ndruhen!
Trim i mirë do të japë,
S'kursen jetën as paratë;
Hithni, hithni tok dollarë,
Të mos mbetemi të sharë.
Mbahu, Nëno, mos kij frikë.
Se ke djemtë n'Amerikë.

………………………………...
Armë dhe fishekë mblithni,
Qese ne dhe shpirtin hithni:
Për lirin' e vëndit t'onë,
Sot -se nesër është vonë-
Jepni, Nënën të shpëtoni,
Komb e vatra të nderoni.
Mbahu, Nëno, mos ki jfrikë
Se ke djemtë n'Amerikë.

 

         Edhe, Sot: Shqiptarët vazhdojnë të ndërtojnë shtete në Ballkan. Dje, Jugosllavinë e shokut Tito. Sot, Maqedoninë e Veriut po e bëjnë shtet, pa shqiptar dhe gjuhë shqipe. “Maqedonasit”, kur nuk e duan vetë si shtet. Megjithatë, e duan shqiptarët. Shqipërinë duke e ndarë me kufinj politik copë - copë nëpër disa shtete në “Ballkanin e hapur”.

         Koha erdhi, siç duket: shqipëtarët, ta duan Shqipërinë...

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat