Me detin u përqafova

Kultura

Me detin u përqafova

Nga: Zymer Mehani Më: 25 korrik 2022 Në ora: 14:42
Zymer Mehani

Me detin kaltërosh u përqafova
U puthëm me valë e stërkalë
Me zemër më priti si gjithmonë
I atdheut tim -shpirt margaritar

Me të gjerin det ne u rrokëm ngrykë
Si mërgimtari me të tijën nënë
Zemër e shpirt  vërtet  seç m'u shkrinë
Më besoni, vëllezër, pasha diell dhe hënë

Në valët e bardha të detit të paanë
Shtrihem lirshëm si n'timen shtëpi
Nuk ka askund në botë anembanë
Është vetë xhevahiri përplot mrekulli

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat