Amerikë e kam Malësinë

Kultura

Amerikë e kam Malësinë

Nga: Sali Mani Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:40
Autori Sali Mani

U largova nga Malsia,

Mora rrugë për Amerikë,

Mbrapa lashë viset e Mia,

Një pike loti m’ngriu n’qerpik,

 

Fshihen malet e Ballkanit,

Dete, shtete krye për kry,

Diku larg n’fund t’oqeanit,

Amerika t’ban me sy,

 

Amerika t’len pa zemër,

T’len pa babë e t’len pa nanë,

T’len pa vorr e t’len pa emër,

Tokë e butë, por dhe i randë,

 

Po na presin mërgimtarët,

Me urimin ma t ‘vështirë,

Si zakon e kanë shqiptarët,

“Amerika t’marrtë me t’mirë” ???

 

O qyqarët mërgimtarë,

Mos m’uroni mirësi,

Unë kam ardhë si këngëtarë,

Amerikë e kam Shqipërinë,

 

Ja u ktheva përsëri,

N’tokën time ku kam le,

Sa e bukur je Malsi (Shqipëri),

Nuk jetohet pa atdhe,

 

Këtu shpirti ka qetësi,

Edhe zani ma i mirë m’del,

Kanga e zemrës për dasht-ni,

Këtu shkrihet nëpër tel,

 

Koplik, Gusht 1991

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat