Sonte organizohet koncert dedikuar Nexhmije Pagarushës

Kultura

Sonte organizohet koncert dedikuar Nexhmije Pagarushës

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 16:36
Nexhmije Pagarusha

Tenori nga Kosova, Ramë Lahaj, ka bërë të ditur që sonte duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë do të mbahet një koncert dedikuar ikonës së muzikës Nexhmije Pagarushës.

“Kanë kalu 2 vite prej kur zemra jonë Nexhmije Pagarusha nuk është më në mesin tonë për të ardhë e për të na mbështetë edhe fizikisht në mbrëmjet tona, ashtu siç bënte dikur edhe pse shëndeti e kishte rënduar”, nis postimi i Lahajt në Facebook, transmeton KlanKosova.tv.

“Ajo jeton e frymon rreth nesh, e kemi përditë e në çdo çast me vete përmes thesarit muzikor që ajo na ka lënë. Festivali do të ishte i mangët pa një mbrëmje që i dedikohet të madhes Nexhmije Pagarusha, andaj ju ftoj të gjthëve që sonte ta kujtojmë së bashku muzikën e shpirtin e saj, në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Kosovë, prej orës 20:00”, ka shtuar ai.

Po ashtu Lahaj ka theksuar se do të nderohet edhe vepra e kompozitorit, Çesk Zadeja.

Këtë mbrëmje do të performojnë Arta Jashari, Zana Abazi Ramadani, Mirlinda Koci, Klodjan Kaçani, Armand Likaj dhe Granit Musliu, shoqëruar në piano nga Mennan Bërveniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat