Nga etja për pushtet

Kultura

Nga etja për pushtet

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:52
Adem Bytyçi

As natë as ditë

As mëngjes as mbrëmje

As sot ,as dje ,as nesër

Kam mbetur i vetmuar

I mjerë n ‘ëndrra të shpresës për pushtet..

Qëndrova gjatë n ‘pushtet

U solla si të isha mbret

As që mendoja se,

Duhej t'ju shërbeja atyre

Ç'më besuan fatin e vetë

Jo ,jo me kishte verbuar

Etja për pushtet

Për t'i mbushur gjepat me lekë

Mendjen me urrejtje

E shpirtin me Helm.

Nuk me shkoj gjatë

Mbeta pa pushtet

Pa nderë

E pa lekë

Si një thasë me pleh

Në një grumbull mbeturinash

N 't'cilin edhe qetë kur kalojnë aty pari

Urinojnë mbi te.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat