Brygianët flisnin shqip

Kultura

Brygianët flisnin shqip

Nga: Aleksander Hasanas Më: 27 korrik 2022 Në ora: 18:49
Foto ilustrim nga kultura e brygëve

Burimet historike nga më të lashtat konfirmojnë kontakte të shumta midis Gadishullit ilir dhe Azisë së Vogël në Periudhën Kalimtare dhe Epokën e Hekurit të Hershëm, që lidhen me migracionin e popullit të lashtë Brygian atje.

Megjithëse ka edhe autorë të cilët i konsiderojnë Brygianët, ose (Phrygians), si një popullsi me origjinë thrakiane, mirëpo hulumtimet më të fundit gjuhësore kanë treguar se thrakishtja, phrygian dhe daco-myzianët janë gjuhë të ngushta por të dallueshme që burojnë nga një gjuhë e zakonshme indo-evropiane.

Kjo afërsi dhe zhvillim i gjuhëve i dallon Brygët / Frygasit si një proto-popullsi e veçantë ‘iliro - maqedonase’, në raport me të tjerët, formimi i të cilëve filloi gjatë valëve të fundit të vendosjes së indoevropianëve.

Brygianët ky popull i lashtë shfaqet qartë në hartat e lashtësisë, ata janë banorë të hershëm i brigjeve për rreth liqenit të Ohrit në juglindje të Shqipërisë dhe shtrirja e tyre përfundon deri në territoret përreth Beratit dhe Durrësit.

Sot po sjellim një fjalë të fjalorit të tyre, fjalë të lëna ‘testament’ gdhendur mbi shkëmbinj, pllakada gurësh ndër trojet e tyre (sot Turqi) me moshë mbi 8 shekuj para Krishtit.

Dhe kemi të bëjmë me fjalën e tyre ΣΥΚΧΟΙ; sukkʰoi = Shuqi / Sandale/(Këpucë) - (shoes).

Së pari vërejmë se kjo fjalë frigjë është tepër e ngjashme edhe me fjalën angleze ‘shoes = këpucë’ - E ndërkohë studiuesit e Oxfordit, instituti gjuhësor e lidh këtë fjalë frigje me një fjalë “fantazmë” Greke: συκχάς ‘këpucë që vishnin komedistët, pantofla, dhe me gjuhën Kappadociane: ζόχνες; zóchnes = një ‘llojë i çorapesh’??

Fjalë kjo e cila në gjuhën shqipe mund të ketë kuptimin e një sendi, diçkaje që të shoqëron në 'udhë > ullë', ndaj ende në gjuhën shqipe kemi fjalën ‘sh’ullë; ‘shollë’ - e shohim atë në fjalor ku thuhet:

SHOLLË f.

1. Lëkurë gjedhësh e regjur, prej së cilës bëhen pjesët e poshtme të këpucëve, shuall; shtresë gome që përdoret për tabanin e këpucëve; pjesa e poshtme e këpucës, tabani. Shollë kau (bualli). Shollë gome. Gjysma sholle. U janë ngrënë shollat. I është bërë lëkura shollë i është bërë lëkura e trashë dhe e fortë, si e regjur.

2. krahin. Opinga, këpucë. Sholla të reja (të vjetra). Sholla me lak. Sholla me hundë opinga me majë. Sholla me xhufka. Një palë sholla. Ishin pa sholla në këmbë.

3. krahin. Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.

Pra siç edhe e lexuam në fjalorin e shqipes, vihet re qartë se në disa krahina të Shqipërisë fjala ‘Shollë’ ka kuptimin e ‘këpucëve’ - jo moderne, por të atyre ‘shollave artizanale’ prej lëkure qepur me dorë, sepse edhe në rastin e Brygianeve nuk bëhet fjalë për këpucë fabrike, pra kemi të bëjmë me opinga të çara rripa-rripa prej lëkure, ndofta dhe me xhufka njëjtë si tek veshjet tradicionale shqiptare ende sot.

Është kjo arsyeja që na bën të besojmë se fjala frigje për këpucët ‘sukkʰoi’ ka kuptimin e ‘shollave’ prej lëkure ‘Caruqe’ - E në se përqendrohemi tek fjala frigje ‘sukkʰoi’ dhe do e lexojmë atë në bazë të fonisë së shkronjave artikuluar aty, do kemi të barabartë vlerat: ‘sukkʰoi = suqi’ - njëjtë si ende në gjuhën shqipe: ‘Çar + sukkʰoi; = Çar-suqe = > Caruqe’ (Me kuptimin e pastër në gjuhën shqipe: Çarë = të Çara, të ndara):

CARUQE sh.

Opingë lëkure me majë dhe e zbukuruar me rripa (të Çara). Caruqe lëkure. Caruqe me xhufka. Një palë caruqe. Mbath caruqet, etj.

Kjo është fjala frigje ‘sukkʰoi + Çar = Çaruqi’ / Caruqe, sholla e rripa të holla ndarë - Sandare / Sandale.

Image
Mbathje të brygëve

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat