Jetimi

Kultura

Jetimi

Nga: Xhelal Hoxha Më: 29 korrik 2022 Në ora: 08:01
Xhelal Hoxha

Ishte një kohë kur kisha te dy prindërit
Ishte koha ma e mirë prej se për veten di
Ishim shumë fëmijë dhe kishim varfëri
Por kishim dhe lumturi dhe shumë dashni

Por erdh kohë e rëndë dhe jeta morri kahe tjetër
Prej që  njëri prind na kishte vdekur
Prej atëherë vuajtje dhe gazep
Na mungonte dhe buka në çerep

Në atë kohë desh harrova dhe emrin tem
Prej se më vdiq baba Muharrem
Atij bëftë shpirti dritë i bëftë
Falë tij jam në këtë botë dhe i gjallë

 Në moshë të re si njeri pa AT-DHE
Mes rrugëve udhëkryqesh ngelur
Me halle, pa dalje, pa qasje dhe i shkelur
I nëpërkëmbur,  përbuzur
Me buzën në vaj, dhe s’mundet të qaj
Se s’ka lotët kush ja fshin

Se s’ka kush hallin që ja din


Në rrugë, në fshat, kudo që shkon
Këmbëzbathur, jetim i thonë
Ashtu isha por prapë kisha fat
Se vetëm nënën e kisha pranë

 Se  ate e kisha mbretëreshë e kisha nënë e babë
Ajo ishte drita, shpresa ime e parë
Ajo më dha krih kur tjerët mi thenin
Ajo më shëronte kur tjerët më thernin

Dora e saj, më shëronte dhe trimëronte
Me mua krenohej ngado që shkonte
Ajo ishte për mua heroinë e gjallë në botë
Shkaku i saj jam ky, që jam sot...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat