Nëna dhe i biri

Kultura

Nëna dhe i biri

Nga: Adem Bytyçi Më: 31 korrik 2022 Në ora: 13:25
Adem Bytyçi

I biri për nanën  

Është si drita e syrit

Nëna për djalin

Si një  një grua plakë

t'cilën aspak 

Nuk e vlerëson si nënë

E cila e ka rritur 

Me shumë dashuri e mall.

 

Kanë ardhur kohë t'liga

Nëna vuanë për t'birin

I biri aspak për nënën

Po sa t'plakët nëna

E largon nga shtëpia 

Duke i shkaktuar 

Vuajtje dhe plagë 

N'shpirtin e saj.

 

Nëna e lut t'birin

Mos m'larga nga shtêpia

T'kam rritur me shumë  mund

Gjithë natën pa gjymë 

Duke menduar për shëndetin tend.

 

I biri lorgohet nga nëna

E lënë pa pērkrahje 

Nga mëkatët që bënë 

Qielli loton 

Toka rënkon

Nënës i digjet shpirti 

Dhe zemra i qanë  

Qê ndahet nga ibiri saj.

 

I biri largohet 

Nënën e lën vetë

Thuse nuk ndodhi as gjë

As që  i shkon mendja 

Se t'njejtën t'keqe

E ndofta edhe më zi 

Ka për ta përjetuar nëser 

Nga i biri tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat