Alfabeti i gjuhës shqipe ka “tridhjetë” shkronja...!?

Kultura

Alfabeti i gjuhës shqipe ka “tridhjetë” shkronja...!?

Nga: Hasan QYQALLA Më: 6 gusht 2022 Në ora: 23:29
Hasan QYQALLA

U ngrita në mëngjes heret. Kisha një porosi për ta dërguar për Kosovë me autobus. Mora kafen e mëngjesit në kafeterinë e afërme në M., dhe prapë zura vend në një ulse në peronin ku ndalonte autobusi për Prishtinë. Ndeza cigaren dhe prisja por nuk kishte njeri tjetër. Nuk vonoi shumë e vjen një çun i ri rreth  njëzetepesëvjeçarë. U përshëndet me ngarësin e makinës në gjuhën gjermane, por më tingëlloi në vesh fjala e fundit që nuk ishte as shqip dhe as gjermanisht. U ofrua, më përshëndeti gjermanisht e unë ia ktheva shqip, edhe pse më pyeti, - çfarë pres këtu? I thashë, autobusin për Prishtinë,- e pres. Mirë tha se kisha dro mos isha vonuar. Jo, pa merak ia kthej, se vonohen zakonisht pak. E pyeta, se kush ishte ai që të solli, pasi fillimisht folët gjermanisht, por përshëndetjen e fundit se kuptova!? Është një miku ynë familjarë me origjinë siriane,-ma ktheu. Babi ishte në punë, vëllai nuk ka patentë dhe i kërkova këtij miku të më ofroj deri në stacion. Ka marrë leje prej shefit vetëm të më ofroj mua,-më sqaroi çuni i pashëm e simpatik. Punoni bashkë,-e pyeta? Jo,- ma ktheu çuni, por jemi njohur në Xhami ku falemi çdo xhuma (të premte në drekë), prej se kam mbushë të pesëmbdhjetat. Që atëherë kemi hyrje-dalje familjare pasi edhe banojmë afër me shtëpi, dy-tre kilometra distancë. Janë shumë familje e mirë. Natyrisht nuk më pengon fare raca, ngjyra, gjinia, nacionaliteti apo besimi, mbase dhe vetë jetoj prej tridhjetë vitesh në Gjermani. E vlerësoj shumë besimin dhe ritualin që bënë të xhumave (premteve) në Xhami, mbase të gjithë jemi besimtarë në Zot. I ke mësuar lutjet që duhet bërë në “xhuma”,- e pyeta. Po si, i kam mësuar që i ri,-ma ktheu. Mund të bëjë dhe një pyetje e luta, por mos e merrë si provokim, të lutem. Ishte shumë i sinqertë, të them të drejtën për aq sa bisedova me te. Lirisht më pyet çfarë të intereson,- ma ktheu me buzëqeshje. Atëherë,- i drejtohem unë, a keni shkollë me mësim plotësues në gjuhën shqipe? Po,- ma ktheu. E ke vizituar ndonjëherë? -vazhdova me pyetje. Jo,-ma ktheu. Mbase u gëzuan prindërit kur përfundova “Hauptschule” (që do të thotë shkollimin fillor të detyruar). Është ngarkesë për ty,- më thanë prindërit. Po mirë i them, - e din sa shkronja ka Alfabeti i Gjuhës Shqipe? Po më duket tridhjetë, - ma ktheu me shumë pasiguri në vete. Atëherë, nëse i njeh tridhjetë shkronja të Alfabetit tonë, edhe gjashtë (që si njeh), të betohem që do t’i mësoj sa të kthehesh, vetëm  më merrë në telefon,- ia ktheva i buzëqeshur. U skuq në fytyrë u bë all! Më vjen keq!-ma ktheu por prindërit i kanë fajet. Mezi po mbaron klasën në gjuhën gjermane e lere më të ngarkohesh edhe me mësim plotësues në gjuhën shqipe, kur shqip po merresh vesh mirë,- më thanë. Po ama, mos harro se “shpirti i një kombi është gjuha e nënës (që e flet)”! Pastaj, sa gjuhë që flet, po aq vlerë ke. Pastaj, nuk më pëlqen që fëmijët mërgimtarë të bëhen “objekt loje apo humori” në vendlindje, me gjuhën që e flasin,- i fola me shumë dashamirësi. Ma kërkoi numrin e mobilit dhe më tha,- dua të kontaktoj sa të kthehem, do pijmë kafe bashkë prof. Rruga e mbarë e mirupafshim...
Koblenz – Montabaur, gusht 2022 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat