Sarandë emër i pastër shqip - Etimologji

Kultura

Sarandë emër i pastër shqip - Etimologji

Nga: Aleksander Hasanas Më: 8 gusht 2022 Në ora: 11:10
Saranda

Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit (#Fenix) dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon.

Saranda deri në shekullin IV pas Krishtit ishte nën perandorinë Romake, ndërsa prej shekullit të IV deri në shekullin VI, ishte nën perandorinë bizantine.

Thuhet se emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve ("Ágii Saránda" në greqisht).

Por, dihet mirë se në lashtësi ky qytet është përmendur, nga disa historianë të asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni, me emërtimin e njohur Onhezmi, emërtim ky ku sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një erë juglindore e cila frynte dhe lehtësonte udhëtimet. Gjithashtu besohet se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas.

(Këtu vlen të theksojmë se në gjuhën shqipe kemi fjalën; Puhizë

PUHI f.

Erë e lehtë freskuese, që fryn zakonisht në pranverë e në verë; fllad. Puhi e lehtë. Puhi pranverore. Puhia e detit.

PUHIZË f. poet.

Puhi e lehtë. Puhiza e mëngjesit.)

Por çuditërisht për herë të parë emri i Sarandës përmendet vetëm në vitin (1412). (?)

Këtu lind pyetja si ka mundësi që në këtë vendbanim të lashtë paska ekzistuar një manastir (40) shenjtorët) dhe ky qytet nën pushtimin dhe influencën bizante, nuk u quajt kurrë "Agjio Saranda", por quhej *Onhizmi, e përveç kësaj pse ju hoq emri i plotë i saj i shfaqur në vitin 1412, pra pjesa e parë e këtij emërtimi fjala "Agjio" mungon aty, tashmë kemi vetëm fjalën "Saranda" fjalë kjo e cila në gjuhën greke krejt rastësisht do të thotë "Dyzet".

Në krye të Malit të Gjashtës, në juglindje të këtij qyteti iliro-shqiptar ndodhet një #Kishë_nën_Dhe, quajtur po ashtu: "Qishmëdhe-ja" emërtim i pastër shqip, i cili për shkak të ndikimit të gjuhës e fesë, në periudhën kur kisha greke forcohet në jugun e Shqipërisë humbet emrin shqiptar Qishmëdhe, duke fituar emërtimin fetar Onkezmo Qishmë.

Pra, sërish vërejmë se ky qytet ende nuk u quajt Sarandë, por *Onkezmo, Qishmë (onqizm - qishme/dhe), ashtu siç përmendet edhe nga historianët e vjetër, Straboni, Ptolemeu, etj.

Të moshuarit tregojnë se dikur herët Saranda ishte kthyer në një vend pelegrinazhi, trajtuar si vend i mirë ku shëroheshin sëmundjet, sipas bestytnive popullore. Emri antik Onkezmo ka orientim kristian perëndimor dhe pastaj kalon në Sarandë, kristianizmi lindor ortodoks. Pra, *Qishmëdhe -ja është emri #autokton që u tjetërsua në Onkezmus e më pas në Saranda.

Qyteti ynë Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, ajo numëron mbi 270 ditë të tilla në vit.

Ky është shkaku kryesor, pse Saranda quhet Sarandë, një vend plot dritë, të artë; Si Ar And', (Sar + And); v'ând; vend plot ndriçim, Ther/andë, vend Vërinë, Ver/andë, një vend shend e verë Shëndetlli (shën Dielli) Shendêlli.

Mendoj pra, se emërtimi Sarandë jo aspak nuk ka lidhje me fjalën apo emërtimin grekquajtur "Agjio Saranda", është thjesht manipulim i pastër grekofonion, por kemi të bëjmë me fjalën shqipe: Ar, i/e artë, vend i ngrohtë, (zjarr) i begatë, gjithë "hare" ashtu siç kemi emërtime te tjera: Sara, Saraja, Sahara, Sarajevë etj.

Njëjtë si edhe vet emrin e një prej vendbanimeve më të hershme në Shqipëri "Xarra" me një terren kryesisht fushor dhe klimë mjaft të favorshme e bregdetit jonian, Xarra është prodhuesi më i madh i mandarinave në Shqipëri.

Pra: Xarra+And = Xarrandë; Sarandë. (X= S/Z).

Kemi parasysh se në shqipen e lashtë: And = #V_ând; Vënd (ânde -j dha k'ândej; ânë e kând, pra; është fjala shqipe: And = Vând nga ku kemi në gjuhët latine: L'ând = Vend, si: Deutchland, Switzerland, England, Holandë, Greeland, Greeceland, por edhe: XARRË +AND' = SARANDË, etj, etj. (HomeLand = VATAN; ATDHE).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat