Leninskat

Kultura

Leninskat

Nga: Fatmir Lohja Më: 10 gusht 2022 Në ora: 16:38
Autori Fatmir Lohja

Fjalën “ leninskat “ e kam hasur për herë të parë te kujtimet e At Zef Pëllumbit. Si e kam kuptuar unë, po mundohem të sqaroj edhe lexuesin. Leninska, i ndjeri emertonte kapelet, që ka mbajtur në kokë Lenini para njëqind viteve. Me që e donin shumë e mbajtën në kokë edhe Mau Ce Duni,edhe Enveri ynë ,edhe sekretarët e partive, deri te kryetarët e kooperativave bujqësore, që u trajnuan në Shkollën e Partisë, Vladimir Iliç Lenin.

Poetët rus të kohës thurnin këto vargje:” Kur themi Partija, nënkuptojmë Leninin, dhe kur themi Lenini, nënkuptojmë Partinë !”Edhe sot në sistemet komuniste është në fuqi kjo thirrje.Që ta kuptojë rinija, kryetari i partisë është mbi Zotin, perandorin, carin , sulltanin, mbretin,…….

Antikomunistët shqipëtarë nuk përdorin me leninska, se e kanë “zet” komunizmin. Me shumë urrejtje kanë folur , e flasin ,kundra tij në tribunat elektorale, dhe kongreset e partive. Me kapele, a pa kapale, të gjithë në tru kanë të rregjistruar Leninin, por edhe Stalinin e kanë xhan. Leninskat janë bërë më bashkëkohore, më moderne nga kryetaret e partive , natyrisht edhe nga militantët. Lenini përveç kapeles mbante edhe mjekren alla leninska. Vini re me kujdes pamjet e tyre! Hoqen nga koka leninskat. Ka lënë kryetari i partisë mjekër leninska , masivisht anëtarët e asaj partije lënë mjekrat, me të njëjten qethje si kryetari heroik. Nuk është e konfirmuar nga burimet e pavarura,por thonë se pëshperitet në koridoret e rilindjes.Po nuk pate mjekër leninska, dhe para në bankë, mos u qas pranë ,për t’u rregjistruar në listat për deputllëk, në qosht edhe më i zgjuari, apo edhe më i dituri shqiptar. Këtë standart vendosi edhe antikomunisti hollandez.Ia pat kana praktiken e leniniste. Kjo është arsyeja që listat për deputllëk i hartonte në orët e vona të natës.

Partija e Punës me sa mjeshtëri i paska klonuar anëtarët e saj? Rruhet kryetari çdo ditë, faqerruar janë masivisht edhe militantët e asaj partije. U quajt partija e pardesybardheve dikur ,se kryetari veshi për herë të parë pardesy të bardhë, dhe pas tij turra-vrap bashkëpunetorët . Tribunat elektorale shndrisnin nga bardhësija e pardesyve, duke anatemuar komunizmin. Qenë kohë me ëndërra shumë për shqiptarët.

Pse e imitojnë Leninin? Kryetarët e partive të mëdha,por edhe te disa parti të voglat, votehen deri në vdekje njëqind për qind nga militantët. Si Stalinit, nuk pranohet t’I bëhet asnjë verejtje, shikim i vrejtur, se e gjen belaja me tërë fisin.

Si symbol, kuministët, përveç leninskes në kokë, ngrenin edhe grushtin lart, për t’i thyer hundet armikut të klasës vendas, dhe ndërkombëtar.Sot, e tërë ditën, të gjithë kryetarët e partive, ngrejnë dy gishtat lartë, si skllevërit në Romën e lashtë. Skllevërit me të drejtë këkonin heqjen e vargojve të skllavërisë.Kryetarët e partive kanë liri të plotë në partitë e tyre, sa edhe mizat nuk i lejojnë të zhurmojnë. Kujt ia ngrejnë ato dy gishta lart?

Haveli, si burrë I zgjuar na e ka lënë një porosi:” Komunistët të vetshpallur antikomunistë janë më të rrezikshmit për një shoqëri!”Nuk e besuam ne shqiptarët. Politikanet tanë, për tre dekada , hoqën e leninskat dhe veshen pardesytë me xhepa shumë ,zevëndesuan grushtin me dy gishta, lëshuan mjekrat leninska ,…...,pra u morën vetëm me dukjen e jashtme të komunizmit.

Nuk dua ta besoj. Kohët e fundit na del edhe një gjë e re nga politikanët tanë . Shumica e tyre po sulmojnë njeri-tjetrin si spiunë të sigurimit te shtetit, dhe agjente zbulues të shteteve të ndryshme anëkënd botës. Në komunizëm spiunllëku i komunistëve nuk ka qënë në modë. Testa e partisë i mbronte bukurmirë, kur nuk llapnin shumë. Për këtë rast zotni Haveli nuk na ka lënë asnjë këshillë. Kjo mund të jetë arsyeja , pse ne shqiptarët nuk e dëgjuam këshillen e tij!?

Fatmir Lohja

Tiranë, më10.08.2022

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat