Llupësi nga periferia e qytetit tim...

Kultura

Llupësi nga periferia e qytetit tim...

Nga: Zymer Mehani Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:39
Zymer Mehani

Gjatë jetës arrita të njoh shumë njerëz karakteresh të ndryshme.

Prej kohësh, këtu në qytetin tonë e njoh edhe njëfarë të "devotshmi", që s'le vakt pa falë, madje edhe me xhemat në xhami, por të merremi vesh se s'len gjë pa bërë!!!

Nga pamja s'është i bardhë, por as i kuq...është besa bukur i zi, por përbrenda edhe më i zi.

Asgjë s'ka të keqe që njerëzit bëjnë ibadet dhe falen. Po ky i "devotshmi" për të cilin po flas, abdest merr me ujë të vjedhur, ngase e ka zët të paguajë ndonjë faturë. Edhe rrymën e "sosë" duke e vjedhë... Prej hapit të parë që e hudh nga pragu i shtëpisë e deri në hyrje të xhamisë ai ecën duke përgojuar për të njohur e të panjohur, besa edhe për shokë e miq.

Ky farë teveçeli, madje mrekullisht luan edhe kumar dhe s'e ka gajle që i humb 100 apo edhe më shumë euro brenda 2-3 orësh! Kumarin e luan me "stil" kulleri sharlaran, duke ngrënë vezë të ziera...

Shkrimtar Fisteku këtij fakiri duhet t'i dërgojë nga 1000 e 2000 euro si shpesh....besa ky është çmim për ta mbajtë "dosllakinë" me të. Paradoksal është edhe fakti se të hollat duhet t'i dërgohen n' derë t' shpisë, pa e lujtë kambën as terezinë.....

E ky shkrimtari s' mund të kthehet në D.... pa e "përcjellë" miku i tij i zemrës, "bamirësi", kuptohet me çebapa e pleskavica....a pagesën si gjithmonë e ka zët ta bëjë vetë, sepse nuk e ka shprehi për ta futur dorën në xhep!....

Një ditë, isha duke punar, kur ky farë "miku" m'u paraqit në telefon. "Puna, tha, pret, por ai ( e kishte fjalën për shkrimrarin mërgimtar) nuk pret". Ishte fjala për llaskucllëk....Atë ditë më pat thirrë në tel. jo aq shumë, 17 herë!.....

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat