​Zbatohet projekti “Adrion” në Parkun Arkeologjik Antigone

Kultura

​Zbatohet projekti “Adrion” në Parkun Arkeologjik Antigone

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Drejtoria rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër njoftoi se u realizua zbatimi i projektit “Adrion” për energjinë në Parkun Arkeologjik Antigone.

Ky projekt parashikon funksionimin e 8 paneleve diellore, të cilat kanë për qëllim masën e sigurisë së monumenteve, florës dhe faunës.

Në këtë ceremoni morën pjesë prefekti i qarkut Gjirokastër, Odise Kote, kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Rogero, përfaqësues i Universitetit të Maceratës, Roberto Perna, përfaqesues i ASA, Melsi Labi, etj.

Panelet diellore u dorëzuan në prezencën e DRTK Gjirokastër dhe përfaqësuesve të Parkut Arkeologjik Antigone.

Parku arkeologjik Antigone, Andrianopol, është një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e Drinos.

Antigonea është një nga qytetet antike më të mëdha të territorit të Shqipërisë dhe vendbanimi më i rëndësishëm antik i Luginës së Drinosit. Brenda mureve fortifikuese të shek. III, vendbanimi ka një sipërfaqe prej 45 ha, ndërsa territori i parkut arkeologjik është mbi 90 ha.

Emrin qyteti e ka marrë nga Antigona, gruaja e parë e mbretit Piro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat